Ballina Aktualitet Kronika Babai i Jonidës: Dyshoj se nuk e ka vrarë Sokrat Shani

Babai i Jonidës: Dyshoj se nuk e ka vrarë Sokrat Shani

vrasja

Babai i Jonida Çanakut nuk beson se është Sokrat Shani autori i vetëm i krimit edhe pse ai ka lënë letra të shkruara ku ka pranuar vrasjen e saj para se të vriste veten. Sefedin Çanaku i ka thënë gazetës “Panorama” se nuk është lejuar nga policia dhe nga morgu që ta shohë kufomën e së bijës. Sipas tij, policia duhet të vazhdojë hetimet, pasi ai nuk beson se ishte një krim për pasion dhe më tej një vetëvrasje nga i dashuri i vajzës.

“Nuk di çfarë t’ju them më parë. Kjo histori më duket shumë e mistershme. Unë s’e kam parë për së vdekuri vajzën time. Gruaja, madje, ka dyshime që Sokrati mund të mos jetë fare autor i vrasjes së saj. Sipas saj, ai nuk ishte në gjendje të bënte një gjë të tillë. Po edhe unë dyshoj. Mund ta ketë vrarë edhe ndonjë person tjetër. Policia thotë që ka gjetur letra që i ka shkruar ai para se të vriste veten. Ku janë ato letra, pse nuk m’i tregojnë? Kam dyshime edhe për personat që vinin dhe e merrnin me porosi të tij këtu para shtëpisë. Policia duhet t’i gjejë këta persona. Duhet ta gjejë atë njeri që erdhi e mori këtu të shtunën në darkë. Mbase ai di diçka apo fsheh ndonjë gjë.” – tha babai i vajzës për këtë gazetë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here