Fotot/Rama: “Sanatoriumi”, një tjetër spital i rilindur

Postuar më: 06 July 2016 20:24

Edi Rama ka qenë sot në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, i cili sipas kryeministrit është transformuar nga një sanatorium ku trajtoheshin pacientët me sëmundje të mushkërive, në një Qendër Rajonale Spitalore me shumë shërbime, kapacitet të shumëfishuar dhe cilësi të re në çdo aspekt.

Tanimë, këtij spitali mund t’i drejtohen edhe ata që kërkojnë trajtim për sëmundjet e brendshme, ato të zemrës dhe për ndërhyrje të kirurgjisë së përgjithshme. Ka ende plot punë e progres për të bërë, por në një periudhë kohe kaq të shkurtër është përmbysur një histori e hidhur shumëvjeçare rrënimi e këtij spitali kaq të rëndësishëm, i cili është kthyer në një shtëpi të pastër mikpritëse, me infrastrukturë të re dhe me një kujdes shembullor ndaj pacientëve e familjarëve. Ndërkohë po ndërtohet edhe një krah i ri modern i spitalit për të fuqizuar shërbimet si edhe rritur kapacitetet për funksionet universitare, duke e kthyer sanatoriumin e dikurshëm, në një pasqyrë të ambicies sonë për një shëndetësi të rilindur; për një shërbim publik shëndetësor që konkuron denjësisht me çdo strukturë private spitalore në Tiranë”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *