Foto/ Një eksplorim fantastik në misteriozin “Logun e Bjeshkëve”

Postuar më: 30 July 2016 22:47

bjesh6Sapo lë pas Shkodrën dhe merr rrugën nacionale Shkodër-Koplik-Hani Hotit, para se të mbërrish në doganën me Malin e Zi, kthehesh ne krah të djathtë dhe ngjitesh drejt rrugës për në Leqet e Hotit.

Aty nis dhe një prej mrekullive shqiptare, ajo që njihet si zona fantastike e “Logut të Bjeshkëve”.

Nga ballkoni mund të sodisni një nga pamjet panoramike më të rralla të Shqipërisë…

Pasi kemi shijuar pamjet e Leqeve të Hotit udhëtimi vijon drejt Tamarës dhe më tej drejt Lëpushës, aty në Qafë të Bordolecit shfaqet një tjetër pamje fantastike… një luginë me origjinë akullnajore, e vendosur në lartesinë 1100 metra mbi nivelin e detit.

Në të dy anët e luginës, ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje. Më tej shtrihen Plava, Gucia dhe një mrekulli e Alpeve Shqiptare, “Bjeshkët e Nëmuna”, më tej mali Visitor…

“Logu i Bjeshkëve”

Është një manifestim kulturor që zhvillohet çdo vit që nga vitin 1998 në të shtunën e dytë të muajit Gusht në fshatin Lepushë të Kelmendit, në vendin e quajtur Qafa e Predelecit.

Në këtë manifestim vajzat e Kelmendit konkurojnë për të qenë më e bukura e Bjeshkëve, për të fituar kurorën “Miss Bjeshka”. Ky është një rast shumë i mirë që ju të njiheni dhe me veshjet tradicionale, këngët dhe vallet e Kelmendit.

Historia e Logut të Bjeshkëve është e hershme. Dikur njerëzit në mënyrë formale e të paorganizuar e shprehnin simpatinë e tyre për një nga vajzat apo nuset e fshatit, duke e vlerësuar atë nga hiret e saj. Ajo personifikohej si e veshur mirë, e pastër dhe shëndetplotë.

Ky vlerësim bëhej në momentin që ajo shihej në rrugë për tek kroi i fshatit apo ceremoni e festa si të dielave në Kishë. Ajo kthehej në simbol të bukurisë dhe të gjithë mundoheshin ta imitonin në mënyrën se si ajo , vishej, sillej, ecte, këndonte.

Dikur kjo ditë logu kishte karakter fetar ajo zhvillohej ditën e Shna Prendës, në Malësi njihej si festa e bjeshkatarëve, ndaj kjo festë ka marr emrin “Logu i Bjeshkëve”.

1 koment për këtë artikull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *