Stratobërdha i censuruar

Postuar më: 01 June 2016 09:36

Motifs-from-a-Sunday_1Kineasti i filmit të parë me metrazh të shkurtër, në vitin 1956, u dënua pas Konferencës së Tiranës dhe u dërgua në Berat

Historia e kinematografisë shqiptare në gjininë e dokumentarit mund të shihet e projektuar edhe përmes një personazhi si Viktor Stratobërdha.

Kjo kujtesë pritet të zërë një vend të veçantë në edicionin e dytë të festivalit DocuTIFF, që nis sot në Muzeun Historik Kombëtar.

“Një gjë e veçantë për të thënë për kohën e këtyre 180 filmave është se fillojnë me filmat, që janë bërë për Shqipërinë që nga viti 1935-1945 e që jepen për herë të parë në Tiranë. Prekin gjithë temat me të drejtat të njeriut. Tema aktuale që nga jeta e një burrneshe, tema sociale, e deri te ndërtimet pa kriter”, ka pohuar drejtori Domi, mbi edicionin e dytë të këtij festivali.

Është konsideruar si një udhëtim përmes zërave më përfaqësues të kësaj kinemaje, që do të vijnë në ekranin e madh nga viti 1955 deri në prodhime pas viteve 1970.

Konkretisht bëhet fjalë për “Urime student”, një film dokumentar i Viktor Stratobërdhës, 1955, që do të hapë serinë e retrospektivës për të vijuar sërish me një tjetër prodhim të këtij autori “Ne qeshim pasi nuk mund të qajmë”, i vitit 1956.

Viktor Stratobërdha është një ndër kineastët e parë shqiptarë të viteve të para të pasluftës, si dhe regjisori i parë i filmit shqiptar.

Ai lindi më 15 maj 1925 në Korçë.

Studimet e larta i kreu në Moskë për regji filmi në vitin 1953, kur mbrojti diplomën si as/regjisor i filmit Skënderbeu.

Në vitin 1945 u emërua në Kinostudio, ku realizoi dy filma dokumentare.

Filmi “Qeshim se nuk qajmë dot” që do të prezantohet në DocuTIFF është tentativa e parë për të xhiruar një film me metrazh të shkurtër, një film që s’do t’i shpëtonte dot censurimit.

Në vitin 1956 u dënua pas Konferencës së Tiranës dhe u dërgua në Berat.

Për disa vite, punoi si regjisor i estradës e më pas në punë të rënda në prodhim bonifikim. Në vitin 1979, u arrestua dhe me pas u dënua me 8 vjet heqje lirie.

U lirua në vitin 1988.

Një tjetër artist që do të kujtohet në këtë sesion është Mit’hat Fagu, me një prodhim të vitit 1971.

Regjisori Dhimitër Anagnosti do të shfaqet në ekranin e këtij festivali me dy dokumentarë të vitit 1973.

Ndërsa një udhëtim në Shqipërinë turistike të vitit 1974 do ta sjellë regjisori Mark Topallaj.

Ky sesion mbyllet me prezantimin e dokumentarit “Pranvera në zemrat tona” nga Kujtim Çashku, prodhim i vitit 1977.

Interesante do të jetë dhe prezantimi i dokumentarëve të autorëve të huaj mbi Shqipërinë, duke filluar nga Walter Frentz në vitin 1935.

“Filmat i kemi quajtur ‘Silent voices’, sepse kanë qenë të censuruar e të pashfaqur ndonjëherë. Midis tyre nuk mungon me dokumentarë, Anagnosti. Mit’hat Fagu është pjesëmarrës në ‘Silent voices’, një kineast që sistemi e ndaloi për të bërë filma. Unë mendoja që ishte rasti ideal që ta ftoja për të qenë Fagu në këtë program, por është dhe në jurinë e filmit shqip”, pohon Agron Domi, drejtor i “DocuTIFF”, që sot nis në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *