“Forumet UET”: Ambasadorja holandeze, bashkëbisedim me studentët

Postuar më: 20 June 2016 13:08

ambasadorja hollandezeAmbasadorja e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Mrs. Dewi Van De Weerd, ishte sot e ftuar në Universitetin Europian të Tiranës, në bashkëbisedim me studentët dhe pedagogët, mbi çështje të ndjeshme të funksionimit të Bashkimit Europian dhe integrimit të vendit tonë në BE. Tema e diskutimit ishte “Bashkimi Europian dhe presidenca holandeze”, ku zonja Van De Weerd theksoi mbështetjen e vendit të saj për integrimin e vendit tonë në BE. Problemet që po has Bashkimi Europian me Britaninë e Madhe që po diskuton daljen nga unioni, të drejtat e njeriut, integrimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit etj.. u diskutuan në një bashkëbisedim mes ambasadores dhe studentëve. Takimi me ambasadoren holandeze hap siparin e projektit “Forumet UET”, që parashikon bashkëbisedim mes studentëve dhe personaliteteve të jetës publike në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *