Ballina Aktualitet Kronika Elbasan/ Prit e prit e s’ka… banorët e “5 Maj”-i shtrojnë vetë...

Elbasan/ Prit e prit e s’ka… banorët e “5 Maj”-i shtrojnë vetë rrugën


2016-06-14_14.14.08Banorët e lagjes “5 Maj” në Elbasan i janë kthyer investimeve publike me parat e tyre. Pas kërkesave të herpashershme në bashki për asfaltimin e rrugës, janë detyruar të grumbullojnë një sasi të konsiderueshme parash për të paguar fadromat dhe makinat për transportin e zhavorrit.

Duke ndjekur shëmbullin e banorëve të Godoleshit, të cilët pak kohë më parë hapën vetë rrugën, ata kanë marrë kazmat e lopatat për të sistemuar rrugën ku kalojnë çdo ditë.


Banorët thonë se presin që pas zhavorrit bashkia të vijë ta asfaltojë këtë rrugë që shërben për më shumë se 500 familje.

 



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here