11 miliardë lekë më shumë kredi me probleme

Postuar më: 05 June 2016 18:08

Njëra ndër to është kreditimi i ulët që nxjerr në pah edhe më shumë përqindjen e huave me probleme. Tjetër shkak është edhe ndikimi negativ që japin kreditorët e këqinj në portofolin e kredisë. Së fundmi, sipas Shoqatës së Bankave një nga 35 kompanitë kreditore me probleme është në proces gjyqësor për ristrukturim apo faliment dhe si e tillë ajo ka dhënë ndikim negativ në treguesin e kredive me problem për shkak të vështirësive financiare.

Sipas Shoqatës së Bankave, ajo që do të zgjidhë këtë ngërç të krijuar me kreditë e këqija është miratimi në parlament i paketës së masave për uljen e kredive me probleme, ku përfshihet edhe ligji i falimentit. Kreditë me problem shënuan rritje gjatë këtij viti edhe pse referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për dy muajt e parë 2016 janë nxjerrë jashtë bilancit të bankave afro 1.5 miliardë lekë.

Tv Klan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *