Vrasja e Çiços, zbardhet dëshmia e “doktorit” nga Kruja që fshehu armën

Postuar më: 04 May 2016 17:45

vrasja-elton-cicos-autori-4-1Arrest me burg i caktoi masën e sigurisë gjykata e Tiranës, dentistit Redjan Rraja, i akuzuar për fshehjen e pistoletës së viktimës Elton Çiça, i cili u ekzekutua me dy plumba në një lokal në zonën e ish-bllokut.

Me kërkesë të prokurorisë, gjyqtari Asim Vokshi e vleftësoi të ligjshëm arrestin në flagrancë të dentistit Rraja dhe caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Para gjyqtarit, Rraja mohoi akuzën duke shpjeguar se ishte shok me viktimën dhe për shkak të profesionit i ka dhënë ndihmën mjekësore duke lëvizur edhe nga lokali.

Sa i përket pistoletës së pretenduar, ai ka mohuar të ketë marrë ndonjë pistoletë nga çanta e viktimës, duke kërkuar lirimin nga burgu.

Këtë pretendim e kundërshtoi prokurori, i cili tha se nga pamjet e kamerave të sigurisë, duket që i dyshuari Rraja ka marr diçka nga çanta e viktimës e që dyshojmë se ka qenë pistoleta që ai mbante me vete. Por jo vetëm ky veprim, për prokurorin është i paligjshëm.

Ai tha se edhe lëvizja e viktimës nga vendi i ngjarjes ka ndikuar në prishjen e provave.

Pretendim ky që u kundërshtua nga i dyshuari, duke thënë se “Elton Çiçëm e lëvizëm për ti dhënë ndihmën e parë pasi ishte ende gjallë”. Avokati, ka cituar komunikatën e policisë, duke thënë se edhe policia ka njoftuar se viktima ka ndërruar jetë rrugës për në Spital.

“Sipas akuzës, rreth orës 22:10 minuta të mbrëmjes së 1 majit 2016, në rrugën “Gjin Bue Shpata” në ambientet e lokal ”Bar Kafe Deniro”, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Elton Çiço, 36 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital”, është shprehur i ndaluari.

Në lidhje me autorin e vrasjes, policia dhe prokurori thanë se po vazhdojnë hetimet për të zbuluar identitetin e tij.

loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *