Rovena Dilo: I vetmi mafioz që njoh është daja im

Postuar më: 07 May 2016 11:07

Rovena DiloKëngëtarja Rovena Dilo i është përgjigjur pretendimeve të dajës së saj, se ajo ka lidhje me mafiozët.

“Në fakt, unë kam lidhje me një mafioz dhe për fatin tim të keq, kam lidhje gjaku me të. Ky mafioz i vetëm i jetës sime është daja im, Agroni, i cili guxon të çojë nëpër mend të bëjë mafiozllëqe me pronën e familjes sonë”, thotë Dilo për gazetën Panorama.

Pak ditë më parë, Agron Vreto deklaroi se ai ua ka shitur pronën politikanëve Ndriçim Babasi dhe Tom Doshi, pasi mbesa e tij, Rovena Dilo tentoi ta legalizonte me emrin e saj lokalin në qendër të Bllokut.

Por Rovena Dilo thotë se Vreto ka vetëm një pjesë të pronës.

“Daja im është një burrë i moshuar, i pamartuar dhe pa trashëgimtarë, dhe është një nga tetë fëmijët e gjyshit tim të ndjerë, Naim Vreto. Ai në pronën në fjalë dhe në të gjitha pronat e gjyshit, ka vetëm një të tetën”.

Dilo thotë se për blerjen e pronës u afrua fillimisht ish-deputeti demokrat, Ndriçim Babasi.

Kjo pasi ai donte të bënte një pallat. Më pas, kur PD ra nga nga pushteti, ai afroi Tom Doshin për ta bërë bashkëpronar të tokës së blerë.

“Kjo është një përpjekje e dështuar. Prona e nënës sime do të shitet apo do të tjetërsohet, kur nëna ime, tezet e mia dhe dajat e mi, do të hedhin firmën dhe do të vendosin për këtë gjë,” thotë Dilo.

loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *