Gjykata: Prokuroria nuk solli prova për vrasjen me paramendim të Enton Nikajt

Postuar më: 05 May 2016 18:09
Treshja gjyqtarëve me kryesues Gerd Hoxhën dhe anëtarët Besnik Hoxha e Lazër Sallaku, vendosen që brenda 5 seancave gjyqësore, në aplikim të gjykimit të shkurtuar të shprehen me vendim ndaj të pandehurve të kësaj dosje. Në vendim, gjyqtarët ndryshuan kualifikimin e veprës penale, nga ajo e vrasjes me paramendim të Enton Nikajt, siç pretendonte prokuroria, në akuzën e vrasjes me dashje e ndodhur në moment si pasoj e përleshjes fizike. Për akuzën e vrasjes, gjykata e gjeti fajtor vetëm Emiljano Tashon i cili edhe e ka pranuar krimin. Për këtë vrasje, ai u dënua me 16 vjet burg. Për të pandehurit e tjerë, Elvis Martinaj, Bujar Hasani dhe Mirsad Kuçana, për të cilët prokuroria kërkoi të dënohen për akuzën e vrasjes në bashkëpunim. Gjykata nuk e gjeti të argumentuar këtë akuzë, duke i dënuar ata vetëm për veprën penale të “moskallëzim krimit” me nga 1 vit e 4 muaj burg secilin. Sipas vendimit, të gjykatës Ismet Gaxherri është tërhequr nga kallëzimi për dhunë ndaj tij, për këtë fakt ata u deklaruan të pafajshëm për rrahjen e pronarit të lokalit ditën e vrasjes. Ndërsa me 2 vite burg, u dënua Erion Biraçi, personi që e fshehu në banesën e tij Emiljano Tashon pas vrasjes.
Gjyqtarët kanë argumentuar faktin, se prokuroria nuk solli prova që dokumentonte se vrasja e Enton Nikajt është kryer me paramendim dhe në bashkëpunim me personat e tjerë. Gjykata thotë se në asnjë rast, prokuroria nuk argumentoj me prova se cilët ishin rolet e të pandehurve të tjerë në vrasje. Pretendim ky që është kundërshtuar, sipas akuzës, në leximin e konkluzioneve ku është specifikuar roli i gjithësecilit dhe është kërkuar dënimi i tyre në total me 116 vjet burg.
Për avokatët edhe dënimi i dhënë nga GJykata nuk është i drejtë, pasi sipas tyre, vrasja ka ndodhur nga pakujdesia. Me pretendimin se sherri ka qenë i çastit dhe i pandehuri Emiljano Tasho nuk ka dashur të vrasë, arma ëshët shkrepur në përleshje e sipër. Për këtë argument, avokatët thanë se do të kundërshtojmë vendimin e gjykatës, kundërshtim që edhe prokurorët u shprehen se do të ankimojnë në Gjykatën e Apelit në Tiranë./ABC
1 koment për këtë artikull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *