Vrasja e Enton Nikajt, Prokuroria: 116 vite burg 4 të pandehurve

Postuar më: 28 April 2016 15:14

linza gjyqiKur kanë kaluar afro një vit që nga vrasja e shtetasit Enton Nikaj, ngjarje e ndodhur në Linzë.

Ndërkohë që sot mësohet se Prokuroria e Tiranës do të kërkojë një dënim në total prej 116 vitesh burgim për 4 të pandehur, të akuzuar për “vrasje me paramendim”, në bashkëpunim, gjatë një konflikti ku ka mbetur i vdekur me armë zjarri shtetasi Enton Nikaj, ngjarje e ndodhur në dt. 11.11.2015 tek lokal “Muraga”, në zonën e Linzës.

Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit në rast se shpallen fajtorë nga gjykata.

Në konkluzionet e saj përfundimtare, Prokuroria e Tiranës kërkoi konkretisht, dënimin si më poshtë:

Emiljano Tasho, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, të dënohet me 35 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “Vjedhja me dhunë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake…”; dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;

Bujar Hasani, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë, të dënohet me 28 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake…”; dhe “Kanosje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;

Mirsad Kuçana, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, të dënohet me 28 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake…”; dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;

Ervis Martinaj, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë, të dënohet me 25 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;

Gjithashtu, Prokuroria e Tiranës kërkon edhe Erjon Biraçi, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, të dënohet me 5 vjet burgim, për akuzën: “Përkrahja e autorit të krimit”.

Enton Nikaj, 30 ­vjeçari i vrarë në Linzë, kishte vetëm tre muaj që kishte lënë qelitë e burgut. Edhe pse i lirë, ai ende nuk i kishte mbyllur llogaritë me drejtësinë, për shkak se dënimi i tij i fundit nuk kishte marrë formë të prerë.

Nikaj u lirua nga burgu më 14 gusht 2015, bazuar në një vendim të Gjykatës së Tiranës që vendosi shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

Ai gjendej në qeli për llogari të një dënimi fajësie me 2 vjet e 3 muaj burg për veprën penale të “shkatërrimit të pronës”, shpallur më 21 korrik 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *