Ballina Aktualitet Kronika Video/ Spanjë, goditet banda e hajdutëve nga Kruja që vidhnin Barcelonën

Video/ Spanjë, goditet banda e hajdutëve nga Kruja që vidhnin Barcelonën


SpanjeNjë bandë shqiptarësh, përgjegjës për vjedhjen e 42 banesave në rajonin e Catalonia në Spanjë (pjesë e së cilës është edhe qyteti i Barcelona-s) është ‘goditur’ nga polica.

Nga operacioni i nisur më 20 prill, janë arrestuar 11 të rinj, raportojnë mediat spanjolle, ndërsa kreu i bandës ishte një 28-vjeçar shqiptar.


Ky i fundit, së bashku me ekipin e tij, sillnin hajdutë nga Kruja, i gjenin banim e makinë dhe i pajisnin me dokumenta false.

“Në Krujë, fjala u përhap se në Spanjë mund të fitoje para lehtë”,- tha në një deklaratë për mediat një zyrtar i policisë spanjolle.

Hetuesit spanjollë punësuan një shqiptar për të përkthyer bisedat mes anëtareve të bandës. Por, ky i fundit u tregoi atyre se ishin në përgjim. Policia e kuptoi këtë dhe së bashku me pjesëtarët e bandës arrestoi edhe përkthyesin.

Banda e shqiptareve spanje by CVStream



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here