Video: Kujdes kur kaloni afër autobusit të Paskuqanit

Postuar më: 17 April 2016 19:41

BusTë gjithë i njohim kushtet e mjerueshme në autobusët e Tiranës, por ky është autobusi ku pasagjerët mezi presin të zbresin. Përveç papastërtisë, erës së keqe të karburantit dhe ndenjëseve të shkatërruara, problemet e kësaj linje nuk kanë të sosur.

Ditën e sotme, autobusi i linjës Babrru-Paskuqan-Qendër e ka kryer shërbimin e saj pavarësisht faktit se autobusi ishte jashtë funksionit. Sa herë që ky autobus kalonte, rruga mbulohej nga tymi dhe kalimtarët fillonin të kolliteshin.

Shpesh, problemet që autobusët kanë i vuajnë përdoruesit e transportit publik, por këtë herë autobusi në fjalë ka menduar për të gjithë. Është i paimagjinueshëm fakti se si kompania e transportit e lejon këtë urban të kryejë shërbimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Po policia nuk e ka vënë re këtë gjë? Ne e dimë se dita kur këta autobusë do të zëvendësohen me të tjerë më të rregullt do të jetë e largët, por të paktën futini ndonjëherë në servis se edhe ata “të shkretët” kanë nevojë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *