Thirrja për t’u armatosur në mediat botërore, Haxhia shpjegon “tërbimin”

Postuar më: 21 April 2016 18:12

Berisha​Deklarata e ish-kryeministrit, Sali Berisha, sot në Parlament, ku i bëri thirrje qytetarëve që të armatosen dhe të mbrojnë pronën dhe veten e tyre ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

Ka qenë AP ajo që ka pasqyruar lajmin dhe përmes saj e kanë marrë edhe media si “ABC Neës” dhe “Daily Mail”.

AP thekson se në vitin 1997, Berisha ishte President kur u hapën depot e armëve dhe vendi u përfshi nga kaosi dhe anarkia.

Ndërkohë ish-truproja i Sali Berishës, Izet haxhia, i cili ndodhet në arrati për shkak se është dënuar nga gjykata në kuadërtë vrasjes së Azem Hajdarit, ka shpjeguar se përse sipas tij Berisha është tërbuar.

Shkruan Haxhia në FB nga Turqia ku ndodhet: “Perse eshte terbuar marshalli deri ne ate derexhe sa te beje thirrje per armatosjen e popullit dhe fillim e luftes vellavrasese???Ku dhe ne çfare vendi e njohu dhe i miqesua me doktorrin italjan? Kush ishte ‘nuni’i kesaj miqesie aq te forte, sa ketij doktorri qe ai e ka mbajtur te fshehte miqesine me te, ti besonte jeten e femijve te tij ne ditet me te veshtira te jetes se tij ne mars 97. Çfare lidhjesh te fuqishme ka ky doktorr italjan me mafien italjane..? Cfare e lidh kete doktor italajn me sherbimin sekret serb? Çfare lidhjesh ka ky doktorr italjan me firmen turke Enka dhe pronarin e saj Şarik Tara? Sa para ka investuar ky doktorr mik i ngushte i marshallit ne kete firme dhe sa jane leket e marshallit ne kete investim..? Perse pikrisht firma Enka e cila investimet kryesore i ka ne Rusi dhe vendet sllave u zgjodh per te bere nje pjese te madhe te rruges se kombit, investim ku u krye vjedhja me e madhe e lekve te shqiptareve te varfer, me ane te kryetarit te deleguar te shqupit.. Ta pyesin njehere qytetarin dixhital per keto qe citova me siper, para se te beje thirrje per rrembimin e armeve ….”.

haxhia

3 komente për këtë artikull
  1. ari at 6:35 pm

    hagjija vrases si shullazi-kete e paguan negjmija,putini,vuqiq etj..jo me kot ter bastardet e enverit jan ende ne Parlament si ruqi,dokle,braho,bijet e gjelil gjonit,pezes,hamit beqjes sulo bushatit,kristaq rames,spiro kolekes pra milena,majko,braqe milodokle,ruqi ter emra serb.i ka zavendsu per mugoshen e popoviqin.

  2. Jua RRasi at 6:45 pm

    Nese eshte gjalle ky Rrembythja me emrin Izet ose Dyzet Harixhija le te vije ketu e jo te na rruaji hajdarin ne ndonje lugine andej nga Anadolli, ne te kundert jane shkrime te kuçedres se kuqe qe pasi e ka dhjere kete popull fukara dhe te mbaruar tani don ti mbyll gojen te vetmit njeri qe i thote te verteten ate qe te gjithe e dijme por e themi nen ze.
    Vdekje komunizmit te Ripjellur Bllokqen Edverist

  3. Emigranti SHBA. at 3:23 am

    THirjet per armatosje te qytetareve, jan sa ati ligjore edhe fashiste. Boll qytetare, djem e vajza mbi 3500 u vrane ne vitin e zi 97, 98, nga thirja qe beri ish presidenti i vendit Sali Berisha per apjen e depove ushtarake, kaq u desh dhe vendi kaloi ne anarki, ra shteti, filuan vjedhjet, plakitjet, vrasjet, te cilat vazhdojne te vriten me armet qe sjan mbledhur akoma . Mjaft me me urejtje dhe thirje per vellavrasje. Ka drejtesi apo ska, te vere para pergjegjesis penale, keta mostra qe bejne thirje per lufte. Nuke rezohet asnje qeveri me pushke e topa, pore me vota. Po pulli e rezoi nga pushteti, pore Saliu, ska ven mend, ne vend te ri si pensjonist te luaj domino, sespe ka shume gjynahe per te lare ben thirje fashiste qe kerkojne gjak shqiptaresh. Mjaft me me urejtje. SHqiptaret kane nevoje per dashuri, unitet, pune e qetesi, Jo luft dhe armiqesi, se do te vi saliu ne pushtet me forcen e armeve, sikur te ishim e afrike dhe joq qe jemi ne mes te Evropes dhe deshirojm te behemi pjes e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *