Reagimi: Rama do fluturonte me helikopterin e rrëzuar?

Postuar më: 07 April 2016 09:46

helikopteri

Si për të shtuar akoma më shumë zjarr në valën e teorive konspirative që kanë rrethuar rrëzimin e helikopterit ushtarak dje në zonën e Shkodrës, e përditshmja Dita shkruan se me këtë helikopter pritet të udhëtonte sot drejt Kosovës edhe kryeministri Edi Rama.

Ai do marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit kosovar, Hashim Thaçi.

A kanë lidhje incidenti me udhëtimin e Ramës?

Rastësia duket e frikshme, teksa Dita përmend si precedent historinë e rrëzimit të helikopterit që po transportonte Gramoz Pashkon për në Itali.

Por, burime nga Kryeministria thanë për dritare.net, se kryeministri Rama nuk ka udhëtuar kurrë më parë me këtë helikopter. Helikopteri që u rrëzua nuk bën për transport, pasi është shumë i vogël. Kryeministri dhe grupi shoqërues fluturojnë ose me Cougar 11 vendësh ose me helikopter VIP civil.

Ndërsa sot nuk ishte planifikuar udhëtim me helikopter, por me makinë, për të marrë pjesë në ceremoninë për inagurimin e Thaçit si president i Kosovës, që do të zhvillohet nesër në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *