Ballina Aktualitet Rajoni Sheshel: Shqiptarët vlerësojnë shtrenjtë organet e mia

Sheshel: Shqiptarët vlerësojnë shtrenjtë organet e mia


sheshel

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, tha në një tubim zgjedhor në Kralevë se kërcënimet e shqiptarëve për arrestim nëse hyn në Kosovë, janë bërë pasi ata kanë vlerësuar se organet e tij “kanë një vlerë të madhe në treg”.

Sheshel edhe më parë ka folur për organet e tij.


Ai me këto deklaratë i referohet raportit të Dick Martyt, i cili pretendon se pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë transplantimin e organeve gjatë luftës në Kosovë.

“Unë kam një mëlçi të mirë, kam fituar dy metastaza, kam një zemër të mirë dhe truri im është në gjendje të përsosur. Prandaj, ata vlerësojnë se unë përmbaj në vetvete një vlerë të madhe dhe kështu ata vendosën të më arrestojnë mua, nëse unë shkoj në Kosovë”, tha Sheshel në Kralevë, para rreth 1 500 mbështetësve të partisë së tij, shkruajnë mediat kosovare.

Sheshel kishte planifikuar një vizitë në Kosovë disa ditë më parë, por që nuk arriti ta kryej këtë vizitë pasi autoritetet kosovare thanë se do ta arrestonin atë nëse hyn në Kosovë.



SHPËRNDAJE

1 Koment

  1. ti helmon the qenin jo me njerzit Ti nuk i duhesh askujte se mishin e gomarit nuk e hane ne shqiperi Ti iduhesh atyre idioteve qe te vine pass dhe te mbeshtesin

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here