Nishani: Dosja e SHISH fle në zyrën e Tahirit

Postuar më: 21 April 2016 22:49

nishani

Presidenti Bujar Nishani tha sot se prej një viti, në zyrën e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka një dosje nga Shërbimi Informativ me emra konkretë të oficerëve të Policisë së Shtetit të lidhur me krimin.

“Për t’i kthyer besimin opozitës politike që qeveria ka mundësi për të goditur fort me vendimet institucionale dhe i takon. Së dyti, duke larguar nga Policia dhe Prokuroria të gjithë ata që janë të lidhur me krimin. Ka në zyrën e ministrit të Brendshëm një informacion të SHISH prej më shumë se një viti me emra konkretë të oficerëve të policisë të lidhur me veprimtari kriminale, informacion që fle në sirtarët e Ministrisë së Brendshme”, theksoi Nishani, në një intervistë në emisionin të “Të Pa Ekspozuarit”.

“Ka informacion që oficerë të policisë janë të lidhur me veprimtari kriminale”, theksoi tre herë radhazi kreu i shtetit.

1 koment për këtë artikull
  1. Daj Jaku at 12:42 pm

    Ne zyren e kryekriminelit ndodhet dosja e krimineleve?!Qe Nishani te jete humorist,kete nuk e dija.Po cfare nevoje ka Tahiri per informacionin e SHISH, thua se nuk i ka zgjedhur vete kriminelat ne polici?Me aprovimin e Gramoz Rucit,te gjithe nga Tepelena,ndonje nga Kurvaleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *