Ndoshta ky është shoferi më i papërgjegjshëm që keni parë ndonjëherë

Postuar më: 18 April 2016 17:34

makinaKemi parë shoferë që bëjnë çmendurira kur janë në timon, duke filluar nga ata që ecin me shpejtësi marramendëse dhe deri tek ata që parakalojnë apo zgjedhin rrugë të tjera më të shkurtra duke rrezikuar jetën e tyre dhe të personave të tjerë.

Një drejtues automjeti në autostradën Tiranë-Durrës për të kaluar në krahun tjetër të rrugës ka menduar të zgjedh pjesën që ndan dy rrugët. Ndërkohë, duke qenë në drejtim të kundërt, përpara tij vinin edhe automjetet e tjera dhe me këtë veprim shoferi ka rrezikuar jetën e shumë personave.

Gjithsesi, në fund ai ia ka dalë, ka bërë atë që ka dashur dhe ka marrë një person tjetër që e priste matanë rrugës dhe më pas është larguar.

Nuk ju’a rekomandojmë që të bëni të njëjtën gjë, pasi mund të rezultojë fatale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *