Leksioni që morëm nga Panama Papers

Postuar më: 12 April 2016 09:59

PanamaDuhet bërë më shumë për të nxjerrë nga mjegulla taksat e parajsave fiskale. “Panama Papers” zbuluan të ardhurat dhe parajsat fiskale të 140 politikanëve dhe zyrtarëve, duke përfshirë 12 presidentë të mëparshëm dhe aktualë, monarkë dhe kryeministra.

The Economist

Tre vjet më parë, një vëzhgues publikoi një seri raportesh mbi taksat e parajsave fiskale të bazuara në rrjedhjen e dokumenteve konfidenciale. Disa klientë nervozë të Mossack Fonseca, një firme ligjore në Panama, që është e specializuar në krijimin e kompanive “offshore”, pyetën nëse sekretet e tyre ishin të sigurta. Firma ligjore i tha që të mos shqetësoheshin; qendra e të dhënave të tyre ishte “state of art” dhe algoritmi kriptues ishte “world class”. Ups! Këtë javë, i njëjti vëzhgues, Shoqëria Ndërkombëtare e Gazetarëve Investigues (ICIJ/ SHNGI), publikoi historitë e para të bazuara në rrjedhjen e të dhënave të klientëve të Mossack Fonseca.

Ai që zbuloi informacionet (identiteti i të cilit nuk është i ditur) mundësoi rreth 11.5 milionë dosje që përfshinin 40 vjet. “Panama Papers” zbuluan të ardhurat dhe parajsat fiskale të 140 politikanëve dhe zyrtarëve, duke përfshirë 12 presidentë të mëparshëm dhe aktualë, monarkë dhe kryeministra. Ato tregojnë se si kanë qarkulluar paratë dhe janë fshehur nga të paktën 33 persona dhe kompani që SHBA i ka vendosur në listën e zezë për biznes të jashtëligjshëm me terroristë ose shitës droge. Shumat e përfshira janë të mëdha, gjithashtu edhe emrat.

Miqtë e Vladimir Putin, presidentit të Rusisë, kanë qarkulluar rreth 2 miliardë nëpërmjet një rrjeti firmash “offshore” dhe bankash, deklaron SHNGI. Kunati i presidentit të Kinës, fëmijët e kryeministrit të Pakistanit dhe kushërinjtë e diktatorit të Sirisë, të gjithë kanë bërë biznes me Mossack Fonseca. Kështu pati bërë dhe i ati i kryeministrit të Britanisë, David Cameron.

Firma ligjore e mohon këtë “keqbërje”, po ashtu dhe klientët e saj. Dhe faktikisht ka shumë arsye legjitime për të përdorur parajsat fiskale dhe llogaritë bankare. Kur dy firma përtej kufijve vendosin të krijojnë një marrëdhënie së bashku, shumica vendosin të veprojnë në një territor neutral. Dhe zakonisht qytetarët e vendeve të paqëndrueshme kërkojnë vende të sigurta për të ruajtur kursimet e tyre. Por kompanitë “offshore” përdoren dhe për të vjelë taksat dhe për të fshehur pasuritë e jashtëligjshme.

Duke parë të dhënat që ka publikuar SHNGI (ICIJ), është e habitshme, se sa të pasur janë bërë disa monarkë dhe të afërm të politikanëve. Të bijat e presidentit të Azerbajxhanit kontrollojnë miniera ari. Një nip i presidentit të Afrikës Jugore, Jacob Zuma ka mbyllur kontrata për vajin me Republikën Demokratike të Kongos, ku Afrika e Jugut ka dërguar më shumë se 1000 trupa paqeruajtës. Qytetarët e thjeshtë janë të inatosur. Zuma u përball me akuza dhe procedura këtë javë, mbi keqpërdorimin e fondeve publike, duke ndërtuar një pallat për veten e tij dhe duke mos i kthyer paratë. Protesta të furishme kanë detyruar kryeministrin e Islandës të japë dorëheqjen pasi e shoqja u zbulua se kishte investime në parajsat fiskale.

Korrupsioni e bën botën më të varfër dhe më të pabarabartë. Kur politikanët vjedhin, ata reduktojnë sasinë e fondeve publike të mbetura për rrugë e shkolla. Kur ata mbështesin kontrata të tilla të miqve të tyre, ata mashtrojnë taksapaguesit dhe stepin firmat e ndershme për të investuar në vend. Gjithë këto rritje të zvarritura!

Pastrimi i parajsave fiskale nuk do ta mbyllë çështjen. Përgjegjësia kryesore bie mbi qeveritë ndërkombëtare, të cilat duhet të rrisin transparencën financiare dhe sigurinë kundër devijimeve. Por do të ndihmonte nëse kleptomanët do të ishin më pak të aftë të fshihnin “sekretet” e tyre.

Gërmimi në kanalin e korrupsionit

Shumë skema shfaqen në Panama Papers, që përfshijnë kompani anonime “guaskë”, pronarët e të cilave fshihen mbas “të punësuarve”. Mjete të tilla janë të njohura si “makina arratie” për vjelësit e taksave, pastruesit e parave dhe zyrtarët e korruptuar. Është koha që dritaret e tyre të mbyllen, duke krijuar regjistra qendrorë për përfitimin që janë të hapura për zyrtarët e taksave, forcat ligjore dhe publikun. Penalizimi për mashtrimin e regjistrimit të një kompanie duhet të jetë i ashpër. Britania dhe disa vende të tjera të vogla kanë filluar ta ndjekin këtë rruge. Të tjerët duhet t’i ndjekin gjithashtu.

Dhe më pas duhen rregulluar firmat ligjore dhe ndërmjetësit që ngrenë kompani “offshore”. Supozohet që ata duhet t’i njohin klientët dhe lidhjet jo të ndershme. Por shumica paguhen të aktrojnë, duke ofruar shtresa mbrojtëse ndaj tyre.

Qeveritë bëjnë përpjekje të mëdha që të sigurojnë që bankat botërore të zbatojnë politikat antipastrim parash, ndërkohë që sistemi financiar mezi kontrollohet. Kjo duhet të ndryshojë. Qeveritë mund të fillojnë duke e shpallur si akt kriminal evazionin e taksave nga të tjerët. Cameron do të mbajë një samit antikorrupsion muajin tjetër. Panama Papers i japin atij një platformë që i duhet për të mbizotëruar mbi qeveritë e tjera dhe mbi të tijën, duke e kthyer të folurën e të gjitha viteve në aksion.

Përktheu: Kris Tushi

loading...
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *