Foto/ Mashtroi Arditi shikuesit apo Genti, Gjebrean?

Postuar më: 25 April 2016 17:28

ardit-gjebrea-genti-1Prezantuesi Ardit Gjebrea njoftoi disa ditë më parë se i kishte gjetur një punë Gentit, personazhit të tij në njërin prej emisioneve “24 orë me…”. Bëhej fjalë në një regjistrim ku Gjebrea ishte veshur si lypës dhe kishte marrë një djalë të ri, i cili bënte atë jetë. Pak ditë pas emisionit Gjebrea njoftonte se i kishte gjetur punë Gentit.

“Nuk e dija si do e priste teksa erdhi në zyrën time. Tashmë nëse pranon, e ka një punë.

Nikolin Lleshi, miku im i mirë, i ofron një mundësi në Fabrikën e tij të këpucëve në Kamëz, por Genti më kish thënë se nuk e programonte dot rrogën e një muaji.

Në fund tha: Do shkoj në fabrikë! U lumturova!

Javën e ardhshme Genti fillon punë. Uroj fort ta përballojë sfidën e re, pas 21 viteve në rrugë.

Nuk është shumë ndoshta, por është një gjë. Kur përpiqemi bashkë, bëhen shumë gjëra”,- shkruan Gjebrea.

Por duket se sot Genti është parë sërish në rrugë duke lypur.

“Por ky sikur qenka ende në rrugë e jo në fabrikë në orarin e punës sot me 25 Prill ora 12: 33. Epo fundja çi duhet puna, Genti, këtu në rrugë ka zyrën e tij”,- shkruan në Facebook, gazetari Arsen Rusta, pasi ka publikuar dhe foto të Gentit në rrugë.

ardit gjebrea genti (4)

ardit gjebrea genti (3)

ardit gjebrea genti (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *