Denoncimi: Ushtari që shpëtoi nga rrëzimi i helikopterit ishte zjarrfikës. Ç’donte në mjet?

Postuar më: 13 April 2016 15:58

helikoppteri-3-1-1“Një tjetër denoncim për Mimin dhe gjeneral Trafikun! Me fakte të pakundërshtueshme si mashtrues; Mimin, gjeneral Trafikun dhe papagajtë e tyre në media. Për më hollësisht lexoni mesazhin e tij”,- shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

Më poshtë mesazhi i publikuar në Facebook:

Pershendetje z.Berisha! Jam nje ushtarak i Forces Ajrore tejet i revoltuar duke ndjekur “Debatin” ne Klan! Nuk e imagjinoj dot se si mund te genjesh e te tallesh ne kete menyre me jetet e humbura te piloteve tane.

1 – Pilotet e ndjere kane qene te patrainuar ne Gjermani sipas kontrates, por vetem me 12 ore baze te kalimit ne tip e quajme ne.

2 – Per kete arsye, plani i fluturimit mbi siperfaqe ujore pa trainim SAR eshte krim i paralajmeruar.

3 – Genjeshter e pafytyre dhe e qellimshme nga perfaqesuesi i Shtabit te Pergjithshem, kur tha se per permbytjet jane perdorur “EC-145”, kur ne fakt jane perdorur per SAR (kerkim shpetim), vetem Cougar per te cilet ne kemi vetem 4 pilote te specializuar, dhe dy koleget e ndjere nuk ishin pjese e kesaj 4-she.

4 – Ushtari qe ndodhej ne bord, eshte “zjarrfikes” jo operator Bordi, ç’ka eshte shkelje flagrante e rregullave te sigurimit ne fluturim.

5 – Si mundet qe brenda 1.5 vitesh te humbasesh 3 pilote dhe nje helikopter te fjales se fundit, dhe askush nga drejtuesit e regjimentit, Shtabit apo qofte dhe niveleve politike, te mos mbaje pergjegjesi?

Ndjese qe u zgjata, z. Berisha, por keta kane bllokuar edhe mediat si ne kohe te merhumit. Ju falenderoj me zemer qe i jepni ze se vertetes. Ja dhe fotoja e helikopterit Cougar, qartesisht i dallueshem nga EC 145, I perdorur per SAR gjate permbytjeve”.

helikopteri cougar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *