Rockefeller largohet nga origjina e pasurisë përrallore

Postuar më: 24 March 2016 10:52

David RockefellerËshtë një hap thuajse historik: Familja Rockefeller ndahet nga kompania Exxon, që bën tregti me lëndë djegëse fosile. Arsyeja për këtë ndarje është domethënëse

Flitej prej kohësh, por tashmë familja e fuqishme e ka seriozisht: Rockefeller Family Fund do të tërhiqet nga aksionet në kompaninë e naftës, Exxon.

“Ne nuk mund të jemi të lidhur më me një kompani, e cila mesa duket përbuz interesin publik,” thuhet në deklaratën e fondacionit.

Gjithashtu një hap i tillë do ndërmerret edhe për aksionet në kompaninë kanadeze të qymyrit dhe naftës, Sands.

Shkak për këtë hap është një kërcënim ekzistencial që i kanoset njerëzimit dhe ekosistemit natyror përmes ndryshimeve klimaterike.

“Nuk ka kuptim, qoftë financiarisht, qoftë nga pikëpamje etike, që të vazhdojmë të investojmë në këto kompani, ndërkohë që komuniteti global po vazhdon të largohet nga lëndët djegëse fosile”.

Në këtë mënyrë familja largohet nga origjina e pasurisë përrallore të tyre.

Përpara një shekulli, John D. Rockefeller bëri një pasuri të tërë me kompaninë Standard Oil, pararendëse e Exxon.

Por tani gjërat po ndryshojnë.

Familja thotë se sjellja e kompanisë Exxon në lidhje me shqetësimin për çështjet klimaterike është ‘moralisht e gabuar’.

Në nëntor, Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut nisi një hetim ndaj kompanisë, me pretendimin se ata nuk i kanë informuar aksionerët dhe publiun për rreziqet e ndryshimeve klimaterike.

Exxon tha se rreziqet e biznesit hartohen në raporte tremujore.

Aksionet e kompanisë ranë lehtë pas këtij vendimi të familjes./Spiegel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *