Kush është Adami Dixhital që ka pushtuar portalet në Shqipëri?

Postuar më: 26 March 2016 12:46

Hacker-silhouetteKëto ditë mund të shohësh se si disa portale në Shqipëri risjellin të përkthyera pjesë nga një media ‘prestigjioze’ amerikane.

Në fakt bëhet fjalë për një mashtrim, duke përdorur emrin e një mediumi të madh amerikan, si Foreign Policy.

Sipas Lexo.al, gjithçka vjen për shkak të lehtësisë me të cilën mund të abuzohet me logot e mëdha.

Kështu, dikush nga Shqipëria ka menduar të hapë një portal të quajtur www.foreignpolicynews.org.

Në këtë mënyrë, ai ngjan me portalin e famshëm amerikan www.foreignpolicy.com.

Por është thjesht një mashtrim.

Mes disa shkrimeve ndërkombëtare, gjen shkrime mjaft të ashpra kundër mazhorancës në Shqipëri, të firmosur nga emra që nuk ekzistojnë në realitet.

Kështu dje një shkrim mbante si autor Adam B. Fairmont.

Ai nuk ekziston askund si emër e as si fytyrë.

Por përse ndodh kjo?

Sepse gjithkush, nga Shqipëria e kudo, mund të hapë një portal hileqar.

Pra, aty mund të shkruaj kushdo, edhe Adami Dixhital.

“E gjithë imagjinata e Adamit Dixhital mund të shfrenohet pa asnjë argument dhe të hedhë baltë mbi Shqipërinë.

Kaq mjafton që për sa kohë flitet për ne, portalet tona të turren kush e kush ta përkthejë i pari e ta bëjë lajm.

Po si ka mundësi që profesionistët shqiptarë të portaleve që publikojnë “opinionet” e Adamit Dixhital, nuk verifikojnë më parë se kush është Adami?”, shkruan Lexo.al

“Disa nuk dinë, por pjesa dërrmuese ndoshta e dinë dhe nuk duan. E dinë që ky në fakt është syri qorr i cili sheh në shqip dhe flet në anglisht. A është Adami Dixhital në fakt një përmbatje që të gjithë portalet shqiptare njohin dhe një fytyrë e cila ndryshohet sa herë i ngarkohet të thotë përmbajtjen e detyruar?

Po. Anonimati i gjithë portalit dhe autorit, linja e përqëndruar vetëm ndaj njërës palë dhe asgjë e thënë për të kaluarën dhe më e rënda, fakti që autori Adam nuk egziston, logjikisht flasin vetëm dhe vetëm për një makineri të krijuar në anglisht, e cila shfrytëzohet nga “përmbajtja” shqip”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *