Ballina Aktualitet Politika Dekriminalizimi, LSI: Nuk ka kthim pas. PD: Mazhoranca mbron kriminelët

Dekriminalizimi, LSI: Nuk ka kthim pas. PD: Mazhoranca mbron kriminelët

vasiliKryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka deklaruar këtë të enjte në lidhje me procesin e dekriminalizimit se nuk ka kthim mbrapa.

“Nuk ka asnjë kthim prapa për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Ligji për dekriminalizimin është miratuar me konsensus”, ka thënë Vasili.

Ai ka nënvizuar se, “konfliktualiteti i klimës politike është i panevojshëm” dhe ka theksuar se, “LSI është pjesë e një procesi konsensual”.

“Do të shkojmë drejt një konsensusi të ri”, ka thënë Vasili në një komunikim me mediat.

Ndërsa deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka akuzuar mazhorancën se po bën manovra për të shpëtuar deputetët e saj të inkriminuar.

“PS, nëpërmjet formularit të saj kërkon të shpetojë kriminelët. Formulari po përdoret si instrument për të shmangur zbatimin e ligjit”, ka thënë Bylykbashi.

Ai ka theksuar se, “ka përpjekje të mazhorancës që konsensusi i 17 dhjetorit të prishet”.

Në të njëjtat linja është shprehur edhe deputeti tjetër i PD, Eduard Halimi, i cili ka deklaruar se, ka një skenar të kryeministrit Rama për të prishur marrëveshjen.

“Venecia tha se Byroja e Hetimit nuk mund të jetë Byroja e Rilindjes. Ka një skenar të mazhorancës për të krijuar një krizë politike dhe skenar të Edi Ramës për të prishur marrëveshjen”, ka thënë Halimi./TCH

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here