Dedikimi prekës i Xhungës për mësuesin e aksidentuar

Postuar më: 28 March 2016 09:18

Ajet Seferi“Të dielën në mëngjes, në Vlorë, vranë një njeri. E shtypën me makinë dhe e lanë aty. Një plak më pak, ka menduar ai që e shtypi, në mos as ka menduar, as ka parë.

Për mua ishte një lajm kronike, i rëndësishëm në një të diel pa lajme.

Derisa pashë emrin e tij. Ajet Seferi, mësuesi i mrekullueshëm i matematikës, që mësoi kaq breza vlonjatësh me përkushtim e pasion.

Mësuesi i mirë i Vlorës, që iku sikur nuk kishte qenë kurrë. Një mëngjes, kur capitej buzë detit, aty afër Lungomares në ndërtim, një makinë e mori me vete dhe e la pa jetë, atë që i kishte dhënë Vlorës, jetë nga e vetja.

Unë nuk e kam njohur kurrë, profesor Ajetin. Nuk më ka dhënë mësim, nuk kam qenë në gjimnazin, ku ai ishte më i miri.

Por e di si mund të ketë qenë jeta e tij, pas ‘90, sepse jam vajza e një mësuesi matematike”.

Kështu e nis Rudina Xhunga shkrimin e radhës në “Albanian Stories”.

Shkrimi i dedikohet mësuesit Ajet Seferi, i aksidentuar për vdekje në Vlorë.

Lexoni më poshtë tekstin e plotë:

Vrasja e mësuesit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *