Rama përballë Vuçiç në një debat online më 27 gusht

Postuar më: 07 August 2015 12:50

rama-vucic1Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai serb Aleksandër Vuçiç pritet të përballen sërish, por kësaj radhe në një emision televiziv online me 27 gusht.

Dy shefat e qeverive do të debatojnë së bashku në emisionin “Okruzenje”, një produksion i përbashkët ballkanik.

Pas thyerjes së akullit në Beograd vitin e shkuar të kryeministrit shqiptar dhe kthimi i vizitës në muajin nga kolegu serb, takimet mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç kalojnë tashmë në arenën e debatit televiziv.

Në fund të gushtit Rama e Vuçiç pritet të jenë së bashku në samitin e Vjenës bashkë me kryeministrat e tjerë të rajonit dhe kjo pritet jetë një mundësi e mirë për të biseduar.

Emisioni “Okruzenje” ka konfirmuar një përballje mes dy kryeministrave që do të regjistrohet në Vjenë gjatë samitit që synon zhvillimin e projekteve për Ballkanin, samit që mbahet me iniciativën e kancelares gjermane Angela Merkel.

Lajmi për përballjen në emisionin serb “Okruzenje” është konfirmuar në faqen online të emisionit ku thuhet se Rama dhe Vuçiç pritet të jenë mysafirë të dy drejtuesve të emisionit Nenad Sebek, aktivist i njohur për të drejta e demokraci në Ballkan dhe Zvezdana Kovaç, gazetare e njohur nga Mali i Zi./Ora

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *