Në Gjermani votojnë kundër Ramës për azilkërkuesit

Postuar më: 11 July 2015 09:58

rama me merkelDitën kur kancelarja gjermane, Angela Merkel, fliste në Tiranë për problemin e azilkërkuesve shqiptarë, policia në Shkodër ndalonte dy autobusë, të nisur drejt Gjermanisë.

Edhe pse fluksi nuk është si më parë, sërish shumë shqiptarë vazhdojnë të largohen.

Por përse?

Shumë prej tyre shohin se shqiptarët e larguar nuk po kthehen, edhe pse kanë kaluar shumë muaj.

Çfarë do të ndodhë në fakt me dhjetëra mijëra shqiptarë?

Kryeministri Edi Rama ishte i pari që i kërkoi zyrtarisht kancelares që Shqipëria të përfshihet në grupin e vendeve të sigurta të origjinës.

Kjo do e bënte thuajse të pamundur marrjen e azilit për shqiptarët.

Merkel tha se kjo është një zgjidhje, por shtoi se ka një problem: jo të gjithë në Gjermani janë të bindur si Rama se Shqipëria është një vend i sigurt.

Ajo tha se qeveritë e landeve gjermane nuk janë dakord me këtë propozim.

Dhe dukej se kishte të drejtë.

Landi i Turingisë votoi një ditë më parë kundër propozimit që Shqipëria dhe Kosova të jenë vende të sigurta të origjinës.

Debati në parlamentin e Turingisë ishte emocional e madje në prag përplasjesh.

Të majtët, Socialdemokratët dhe të Gjelbrit votuan kundër propozimit që Shqipëria të njihet si një vend i sigurt.

Ndërkohë CDU e Merkel ishte pro propozimit.

1 koment për këtë artikull
  1. Kris .1 at 12:03 am

    nuk eshte vend I sigurt nje vend qe nuk I siguron qytetarit minimum in jetik .Nuk eshte vend I sigurt nje vend ku kryetari i qeverise e perdor buxhetit e shtetit si kuleten e miletit te gjetur ne rruge.ku shteti eshte arrogant me popullin dhe servil Ndaj mafies.
    Njerezit e lene vendin nga pasiguria dhe varferia.Mafiozet kane pushtetin dhe Jane me pashaporta diplomatike e sherbimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *