Doktori-pacientit: Do të vizitoj kur të mbarojë Barcelona

Postuar më: 23 Prill 2015 13:55

mjekuNdeshja e Barcelonës kundër PSG kishte një interesim të madh, por sjellja e këtij mjeku ka çuditur jo pak.

Ai ka refuzuar të mjekojë një pacient duke i thënë se po shihte ndeshjen dhe do ta vizitonte në pushim të ndeshjes.

Raul Olarte 37 vjeç kishte një të çarë në pjesën e kyçit të këmbës dhe shkoi për mjekim.

Por mjeku Javier Barrazza i tha se po shihte Barcelonën dhe do ta mjekonte në pushim të ndeshjes.

“Doktor, kam prerë këmbën me xham, a mund të më mjekosh?”, i është drejtuar 37-vjeçari mjekut.

“Do të mjekoj sapo të mbarojë pjesa e parë e Barcelonës”, i ka thënë mjeku pacientit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Salta të Argjentinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>