Të drejtosh biznesin me dashuri

Postuar më: 29 October 2014 18:31

Mashi Rrahmani, drejtues i kompanisë “MMC, Inc” për Burimet Njerëzore i ftuar në UET

Studentët e Bachelor dhe të Masterit në degën e Menaxhim -Biznesit në Universitetin Europian të Tiranës ishin nisur të gjithë FLO_6533drejt sallës 313 ku pritej të mbahej një seminar i hapur. I ftuar ishte Mashi Rrahmani, drejtues i kompanisë “MMC, Inc” për Burimet Njerëzore, e cila në faqen e saj zyrtare deklaron se vlera e kompanisë i kalon 200 milionë dollarët dhe u shpërben mijëra klientëve brenda SHBA-së dhe jashtë saj. Interesi ishte i kuptueshëm i madh, të rinjtë shqiptarë që pretendojnë të futen nesër në botën e biznesit me kërshëri erdhën të dëgjonin “këshillat e suksesit”, por fjala që ata dëgjuan më shpesh në më shumë se një orë ishte “Love” (Dashuri). Mashi Rrahmani sqaroj për studentët teorinë e tij të dashurisë në menaxhimin e burimeve njerëzore. Ndoshta ky leksion do të ishte i vlefshëm në kompanitë e ekonomive të reja në ndërtim siç është ajo shqiptare për të kuptuar atë që ky njeri me 32 vjet eksperiencë në këtë fushë e theksonte aq fort, “kujdesi për punonjësin, dashuria për punonjësin të kthehet në dashurinë e tij për punën, që do të prodhojë më shumë efikasitet për kompaninë”. Pra ti shohësh burimet njerëzore si asetin më të çmuar të kompanisë , punonjësi të jetë prioritet, jo dëshira për të bërë para, konkludonte Rrahmani, një burrë shtatshkurtër, i thjeshtë dhe plot entuziazëm. “Ju kur shkoni në shtëpi kaloni shumë pak orë zgjuar dhe pjesën tjetër të kohës që kaloni në shtëpi e kaloni në gjumë, pra koha juaj më e gjatë zgjuar është ajo që kaloni në vendin tuaj të punës. Gjersa ju e kaloni jetën në punë, atëherë vendi i punës duhet të jetë një vend i jetueshëm për ty, duhet të kesh gjithë kujdesin dhe dashurinë dhe qetësinë e nevojshme që të japësh rezultate”, thotë Rrahmani, duke theksuar se në kompaninë e tij që ka nisur me një zyrë të vogël disa metra katrorë tashmë punojnë qindra punonjësh dhe është një “kompani e lumtur”.  “Nëse punonjësi është i lumtur në punë, kjo është një situatë nga e cila përfitojnë të gjithë, përfiton punonjësi, përfiton pronari i kompanisë, përfiton shoqëria”, tha ndër të tjera ai. Ndërkaq vërejtja kryesore shkonte për drejtuesit e kompanive dhe paftësia e tyre për të menaxhuar burimet njerëzore dhe për ti kthyer në përfitim të tyre. “Shumë prej tyre mendojnë si ta pushojmë një punonjës kur nuk ka performancë të mirë, nuk mendojnë si ta bëjmë jetën e tyre më të bukur që të vijë në punë me dëshirë, i motivuar dhe të japë më të mirën për të”, shtoi ai. Mashi Rrahmani kishte zhvilluar dhe teorinë e tij të “dashurisë” për menaxhimin e burimeve njerëzore duke e krahasuar punën e menaxherit të një kompanie si puna e një kopshtari. “Kopshtari kujdeset dhe i do njësoj të gjitha bimët e tij, kështu duhet të bëjë dhe një menaxher me punonjësit dhe kjo përkujdesje do të sjellë lulëzimin e kompanisë tamam si një kopësht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *