Barnat e rimbursueshme, shtohen edhe 56 ilaçe të reja

20 Dhjetor 2014 05:43

ilir-beqjaKëtë vit lista e re e barnave të rimbursueshme përmban 56 medikamente të reja, duke e çuar në 477 numrin e tyre në listën e rimbursimit. Lista e re e barnave u miratua në mbledhjen e qeverisë dhe është zgjeruar për të gjitha kategoritë, ku në fokus janë fëmijët, gratë shtatzëna, pensionistët, të sëmurët me kancer dhe të verbrit. Janë shtatë diagnoza të reja që mbulohen nga lista e barnave të rimbursueshme këtë vit, më konkretisht disa lloje kanceri trajtohen aktualisht nga lista e barnave të rimbursueshme dhe në listë janë futur kombinime që përmirësojnë trajtimin e tyre, por për herë të parë do të mbulohen nga lista e rimbursimit edhe lloje të tjera kanceri si ai i pulmonit, kanceri rektal, i lëkurës, i heparit etj. Bëhet fjalë për rreth 600 pacientë më shumë që do të përfitojnë nga barnat e reja për trajtimin e disa lloje kanceri. Gjithashtu përfshihet edhe trajtimi i Hepatitit B dhe C (janë përfshirë në listë barna që nuk lejojnë kronicizimin e sëmundjes, si dhe barna për mjekimin e hepatiteve). Parandalimi i trombozave, barna që përdoren pas ndërhyrjeve kirurgjikale si dhe në gratë shtatzëna që vuajnë nga venat varikoze në 3-mujorin e fundit të shtatzënisë. Po kështu janë përfshirë edhe çrregullimet hormonale te fëmijët me pubertet të hershëm dhe osteoporoza te gratë. Për herë të parë gjithashtu është përfshirë një bar për të ulur një plagë sociale, siç është alkooli. Bëhet fjalë për një medikament kundër varësisë ndaj alkoolit dhe barnat që parandalojnë degjenerim të syrit, i cili të çon në verbëri. Fondi i listës së barnave është rreth 8.4 miliardë lekë të reja dhe do të mbulohet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Lista e re pritet të hyjë në fuqi më datë 1 prill 2014. Po prej datës 1 prill nuk do të ketë më TVSH për barnat, garantoi dje ministri.

1 koment për këtë artikull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>