Bollano: INUK, prishje selektive në Dhërmi

19 Dhjetor 2014 15:02

dhermi ndertimetNë ditën e dytë të prishjes së ndërtimeve pa leje në Dhërmi ka reaguar kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano. Ai e cilëson masakër ndërhyrjen e INUK në zonën e bregut, ndërsa denoncon atë që ai e quan prishje selektive të objekteve të minoritarëve. “Veprime të INUK-ut që vijnë gjoja për të zbatuar ligjin. Gjoja disiplinim, por që në thelb fshehin prapaskenat”, – u shpreh Bollano. Më tej ai shtoi se “nga ky aksion po rrezikohen objekte me leje, por rrezikohen objektet e njerëzve të varfër, të cilët ndihen të braktisur nga shteti.” Sipas Bollanos, ideatorët e shkatërrimit urban, sot duan disiplinë. “Po shkatërrohen objektet, janë pronë e himarjotëve”, – pretendoi kreu i OMONIA-s, i cili shtoi më tej se INUK po prish pronat e minoritarëve në mënyrë selektive.    

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>