Basha: Kërkojmë llogaridhënie nga Rama për projektin e “Radikës”

Postuar më: 23 January 2014 10:56

DIBËR Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit Edi Rama nga Dibra, që të bëjë transparencën për lumin e Radikës, basha diberteksa ishte i pranishëm në kremtimin e 23- vjetorit të krijimit të degës së PD në Dibër. “Transparenca pamundëson ose e bën të vështirë korrupsionin, pamundëson ose e bën të vështirë klientelizmin, sepse transparenca është parakusht i llogaridhënies përpara qytetarëve shqiptarë. Ndaj edhe cicërimat e tij të zbehura janë gjithmonë e më shumë jo një shkak për të qetësuar, por një shkak për t’u zemëruar, siç është edhe zemërata e drejtë popullore për heshtjen dhe mungesën e transparencës në raport me të ashtuquajturin projekt për lumin e Radikës. Nga Dibra por edhe nga sheshet e Tiranës, zemëratës së ligjshme të qytetarëve i është përgjigjur vetëm me cicërima. Cicërimave dhe mohimeve ua pimë lëngun me rastin e ‘armëve kimike’ dhe ai e mori mësimin, ndaj t’i thërrasë mendjes sa nuk është vonë, duam transparencë dhe llogaridhënie të plotë për këtë projekt. Partia Demokratike dhe opozita shqiptare qëndrojnë të vendosura në krah të interesave të qytetarëve dibranë këtej dhe andej kufirit”, – tha Basha. Kryetari i PD-së theksoi gjithashtu se analiza në parti nuk do të jetë arenë për të shfrytëzuar mëritë personale, por për të reflektuar gjithçka që duhet bërë më mirë në të ardhmen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *