Vajza e aksidentit të Himarës, e përdhunuar në spitalin austriak?

18 Dhjetor 2014 22:15

Tiranë Florije Peçi, vajza që u dërgua në gjendje kome në Austri, pas aksidentit të Himarës, është kthyer në Shqipëri shtatzënë. I vëllai Gazmend download (1)Peçi denoncoi ngjarjen e rëndë, duke hedhur dyshime për një përdhunim të së motrës në spitalin austriak, gjatë periudhës së rehabilitimit. Përmes një letre dërguar kryeprokurorit Adriatik Llalla, vëllai i Florie Peçit thotë se ai dhe familjarët janë tejet të tronditur nga kjo ngjarje, duke kërkuar nisjen e një hetimi për këtë çështje. “Unë që po ju shkruaj jam Gazmend Peçi, vëllai i Florie Peçit. Unë dhe familjarët e mi jemi shumë të tronditur nga një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur. Motra ime në aksidentin e Qafës së Vioshës në Himarë pësoi dëmtime të rënda shëndetësore. Ajo u dërgua për mjekim në Austri, ku për më shumë se 55 ditë qëndroi në koma. Në 11 tetor motra jonë u kthye në Shqipëri dhe për shkak të shqetësimeve të shumta, specialistët konkluduan se ajo është shtatzënë. Konceptimi i shtatzënisë ka ndodhur nga data 20 deri në 25 shtator 2012, periudhë në të cilën Florija ka qenë e shtruar në klinikën e Gmunderbergut Almunster në Austri, në periudhën e rehabilitimit. Motra ime Florie Peçi është përdhunuar në kushtet e spitalit, ku ka qenë për kurim. Me motrën time janë kryer marrëdhënie seksuale në kohën kur ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kur nuk kishte mundësi të mbrohej”-shkruan i vëllai, në denoncimin që i ka dërguar kreut të Prokurorisë, Adriatik Llalla. Florije Peçi është nisur në drejtim të Austrisë më 27 maj të vitit 2013, pas dëmtimeve të rënda, të marra gjatë aksidentit të Himarës. Ajo ka qëndruar rreth 55 ditë në gjendje kome, prej nga ka dalë më 3 korrik të vitit të kaluar. Megjithatë, vajza ka qëndruar në spital deri më 11 tetor për t’u rehabilituar. Sipas pretendimit të familjarëve të saj, ajo është përdhunuar në muajin e fundit të qëndrimit në spitalin austriak, pasojë e së cilës është shtatzënia. Të kontaktuar nga MAPO, burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se një letër e tillë nuk ka mbërritur ende në institucion. Megjithatë, kallëzimi ndodhet në duart e prokurorëve lokalë, për të cilën familja e vajzës së mbijetuar në aksidentin e Himarës kërkon të gjendet personi që ka abuzuar me Florie Peçin. Ndërkohë, Prokurorit të Përgjithshëm i ka dërguar një letër edhe deputeti socialist Taulant Balla, që, si deputet i Librazhdit, kërkon edhe ai nisjen e procedimit penal për gjetjen e atij që ai e quan krim makabër. Zoti Balla kërkon nga kryeprokurori Llalla që të gjenden autorët, jo vetëm në Austri, por edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, që ishin përgjegjës për vajzën, e cila në mirëbesim nga familja iu dorëzua autoriteteve shqiptare për kurim jashtë vendit. Aktualisht, vajza është shtruar në një maternitet të Tiranës, ku po mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve.

 

2 komente për këtë artikull
  1. Deda at 1:33 pm

    Lajm me te vertete trondites qe verteton se krimi mund te ndodh ne cdo vend te botes, qofte edhe ne nje vend me nje siguri relativisht te larte si Austria.
    Me ben pershtypje neveritese deputeti socialist Balla, qe edhe kete rast e shfrytezon per te bere politiken e tij primitive.
    Vetem nje i cmendur mund te akuzoje qeverine se ka derguar per kurim ne Austri nje vajze e si pasoje e ketij veprimi humanitar, asaj i ka ndodhur fatkeqesia.
    Cfare kafsherie !

  2. astrit at 10:44 pm

    Nuk e besoj te kete ndodhur ne spinalin Austriak,ngjarja per mua eshte e sajuar dhe nje justifikim i mundshem i vajzez.Edhe mua personalisht me çudit reagimi i Tellallit Taulant Balla dhe mu rikthye ne mendje historia e GRISELDES,prandaj historia nuk eshte e vertete, per kete jam i sigurte si buka qe hajme por edhe per faktin se ka gisht edhe Tauland Balla….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>