Kukësi blen Prandelin e Inzagin, Vllaznia firmos me mbrojtësin Marku

21 Dhjetor 2014 23:06

Emra të frikshëm për Kukësin e ri që merr formë. Shoqëria konsolidon grupin e ri ku ndryshimet prekin vetëm sulmin. Në ambientet e klubit download (4)verior, presidenti Safet Gjici prezantoi tre blerjet e reja. Prandeli dhe Inzagi janë dy të rinjtë që bashkohen me blutë e qytetit verior, por kujdes, nuk bëhet fjalë për italianët e famshëm por për emra që kërkojnë konfirmimin në nivelet më të larta të futbollit shqiptar. Italiani është aktivizuar me belgët e divizionit të dytë CS Vise, ndërsa 28-vjeçari Dionixhio Inzagi transferohet në Kategorinë Superiore pas aventurës në Portugali me Desportivo Çaves. Blerja e tretë e kuksianeve, Serxhio Abdurahmani, i rritur në fidanishten e AEK-ut të Selanikut është shpresa më e madhe për të ardhmen e klubit. Tre emra që pritet të rrisin konkurrencën në sulm, ashtu siç e pranon edhe presidenti Gjici. Nga ana tjetër, drejtori teknik i klubit, Sulejman Starova, pasi u uroi mirëseardhjen tre të rinjve, konfirmoi objektivat e skuadrës për pjesën e dytë të sezonit. Kukësi vazhdon të jetë në garë për një vend në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ndërsa në kampionat, grupi i drejtuar nga Armando Cungu mban vendin e pestë me 21 pikë, po aq sa edhe Bylisi.

Sikurse njofton faqja zyrtare e Vllaznisë në internet, mbrojtësi Antonio Marku është tashmë edhe zyrtarisht futbollist i ekipit të parë kuqeblu. Mesditën e sotme (të enjten) në zyrat e KF.Vllaznia sh.a. është nënshkruar kontrata përkatëse mes administratorit Fatos Gjyrezi dhe futbollistit Marku. Kontrata parashikon një bashkëpunim për një vit e gjysmë, duke përcaktuar të gjitha modalitetet e nevojshme. Futbollisti Marku iu bashkua Vllaznisë gjatë fazës përgatitore në Ulqin. Ai ka një karrierë mjaft të mirë, duke u shpallur fillimisht kampion me ekipet U-17 dhe U-19 të akademisë “Vllaznia” në vitet 2009 dhe 2010. Gjatë të njëjtës periudhë, ai ka qenë pjesë e ekipit të parë të kuqebluve. Për arsye të fillimit të studimeve, në sezonin 20010-2011 është aktivizuar me U-19 të Dinamos, por duke qenë pjesë edhe e ekipit të parë të këtij klubi. Në sezonin 2011-2012 ka luajtur si titullar në ekipin e parë të Dinamos. Fazën e parë të Superligës, në sezonin vijues 2012-2013, Marku ka luajtur me Laçin, ndërsa tashmë do të japë shërbimet e tij për Vllazninë në fazën e dytë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>