1001 ditë që formësuan botën

21 Dhjetor 2014 19:17

1355 delegatët me të drejtë vote dhe 81 pa, të mbledhur në Pallatin e Madh të Kremlinit në shkurt 1956, nuk dinin se ç’të prisnin nga Kongresi XX i Partisë Komuniste, i pari që nga vdekja e Stalinit në vitin 1953. Një sinjal i përgjithshëm u dha në ditën e hapjes, kur Sekretari i Parë, Nikita Hrushov u kërkoi delegatëve të ngriheshin në këmbë në kujtim të udhëheqësve komunistë (në shumës) që kishin vdekur kohët e fundit. (Stalini në të njëjtën fjali si Gotvaldi dhe Toduka?). Megjithatë, askush nuk ishte përgatitur për fjalimin e tij 4 orësh në një sesion sekret të Kongresit më 25 shkurt. Hrushovi dënoi kultin e personalitetit që Stalini kish ndërtuar rreth vetes, zbuloi armiqësinë e Leninit ndaj tij në vitin 1924 dhe denoncoi rolin e Stalinit në shkatërrimin e jetës së kaq shumë njerëzve të pafajshëm në spastrimet politike. Hrushovi pretendoi se udhëheqësi, me gjasë i pagabueshëm, në fakt kish qenë një despot, fajtor për krime ndaj popullit sovjetik. Nuk është për t’u habitur që delegatët ishin të tronditur.

Mijëra të burgosur u liruan nga gulagët dhe u hoqën statuja të Stalinit. Dukej si një epokë e re, megjithatë pati reagime. Shumë vetë e panë fjalimin e Hrushovit si një përpjekje cinike dhe të pandershme për të shtyrë përpara karrierën e vet. Pika e kthesës erdhi kur Hrushovi dislokoi trupa në Hungari, duke shpallur se ai ishte stalinist në këmbënguljen për të luftuar kundër armikut të klasës. Ai kishte hedhur dy hapa para, por tani po bënte kilometra mbrapa.

Fjalimi i Hrushovit ishte çorientues. Liderët perëndimorë kishin pritur një zbutje të luftës së ftohtë kur në realitet moti diplomatik po ngrinte në Berlin dhe Kubë. Megjithatë, reputacioni i Stalinit nuk e rimori kurrë vetën nga sulmi i 1956-ës, dhe duke krijuar një shoqëri disi më të hapur në BS, Hrushovi mund të shihet si pararendës i Glasnostit dhe Perestrojkës së viteve ’80.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>