Zgjedhjet e 23 qershorit, KQZ publikon listën e zgjedhësve

18 Dhjetor 2014 18:13

Cilido shtetas që deri në 23 qershor të këtij viti mbush 18 vjeç mund të verifikojë që në këto momente nëse emri i tij është në listën e zgjedhësve download (9)për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Ministria e Brendshme kanë mundësuar, në zbatim të detyrimit ligjor, publikimin e listës elektronike të zgjedhësve që do mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës për të zgjedhur 140 parlamentarët e rinj në 23 qershor të këtij viti. Në fakt nuk bëhet fjalë për listën përfundimtare por për ekstraktin e saj, e cila mund të gjendet si në faqen zyrtare të KQZ-së në internet, ashtu edhe në faqen e Ministrisë së Brendshme. Ajo është publikuar që prej datës 3 janar të këtij viti dhe do të rinovohet me ndryshimet e bëra rrugës në çdo 30 ditë. Lista Ashtu si edhe në çdo palë zgjedhje tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Ministria e Brendshme kanë publikuar listën paraprake të zgjedhësve në mënyrë elektronike. Ajo gjendet në faqet zyrtare të këtyre dy institucioneve dhe çdo individ që deri në 23 qershor mbush moshën ligjore 18 vjeç për të votuar, mund të verifikojë ekzistencën e emrit të vet në të, si dhe të marrë informata për numrin e qendrës së votimit dhe adresën e saj. Mjafton që të klikohet dritarja “Lista e Zgjedhësve” në këto faqe për të gjetur më pas nëse e keni emrin në këtë listë votuesish dhe nëse po, ku është qendra juaj e votimit. Në linkun përkatës shfaqet një tabelë e detajuar, ku jepen fillimisht të dhënat sesi mund të kryhet kërkimi, i cili mund të realizohet në dy mënyra: standarde dhe avancuar. Në tabelën e kërkimit standard mjafton të shkruhet emri, atësia dhe mbiemri për t’u shfaqur të dhënat e kërkuara. Nëse me këto tri të dhëna nuk arrihet të merret rezultati i kërkuar, atëherë mund të provohet me mënyrën e avancuar ku kërkohen detaje të tjera, të cilat mund të përdoren për kërkimin, si viti i lindjes, njësia e qeverisjes vendore etj. Në të dyja rastet rezultati që do shfaqet është një tërësi të dhënash për zgjedhësin, si emri, mbiemri dhe atësia, datëlindja, kodi i qendrës së votimit, kodi i banesës, njësia vendore dhe adresa e qendrës së votimit. Kodi Kodi Zgjedhor përcakton se jo më vonë se 30 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve, ministria që mbulon shërbimin e gjendjes civile dhe KQZja publikojnë në faqet përkatëse zyrtare të internetit ekstraktin e zgjedhësve në shkallë vendi. Të dhënat e shtetasve publikohen të grupuara sipas zonave të qendrave të votimit dhe renditen sipas rendit alfabetik të mbiemrit. Në rastin e publikimit, faqet përkatëse të internetit duhet të mundësojnë kërkime të përbërësve zgjedhorë të shtetasve. Publikimi përsëritet në mënyrë periodike çdo 30 ditë, deri në shpalljen e listës së zgjedhësve. Çdo publikim duhet të pasqyrojë çdo ndryshim të përbërësve zgjedhorë të RKGJC-së që është bërë nga publikimi paraardhës deri në momentin e publikimit të ri. Ndërkohë që edhe zyrat e gjendjes civile, 30 ditë nga data e dekretimit të datës së zgjedhjeve, pas miratimit nga kryetari i njësisë vendore, printojnë dhe publikojnë ekstraktin e përbërësve zgjedhorë të të gjithë shtetasve që kanë vendbanim në zonat e qendrave të votimit nën juridiksionin e çdo zyre. Publikimi bëhet në ambientet e zyrave të gjendjes civile ose në ambientet pranë tyre me akses të lirë për publikun. Gjithashtu, njësive të qeverisjes vendore u lind detyrimi që në këtë moment të bëjnë dhe njoftimin me shkrim të zgjedhësve për të dhënat që gjenden në këtë regjistër, pra për qendrën e votimit dhe adresën e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>