The Guardian: Shqipëria, e dyta në botë për turizmin 2013

20 Dhjetor 2014 08:34

Çmimet e ulëta, rrënojat e qytetërimeve iliro- romake bashkë me bregdetin mjaft panoramik e kanë listuar Shqipërinë të dytën në botë për download (3)turizmin 2013 nga prestigjiozja britanike “The Guardian”. Revista citon se në 380 milje të bregdetit shqiptar turistët do të gjejnë fshatra panoramikë, rrënoja të qytetërimeve të lashta ilire dhe romake. Gjithashtu, revista nuk lë pa përmendur plazhet e virgjëra të vendit që ofrojnë aventura të shumta për turistët e huaj dhe vlerëson turizmin në Shqipëri në të njëjtat nivele me ato të Kroacisë. Në artikullin kushtuar bregdetit shqiptar përmenden rrënoja të qytetërimeve dhe një kulture bizantine e otomane, plazhe me rërë të bardhë, laguna, rezervate natyrore dhe brigje të shumta. Në faqen e saj zyrtare në rrjet revista rendit në vendin e dytë bregdetin shqiptar si një ndër destinacionet më të mira, duke vlerësuar bukuritë, kulturën dhe kostot. Në rrëfyesin për turizmin e këtij viti ‘The Guardian” nuk ka marrë në konsideratë shtetet, por destinacionet më të bukura. Në 20-shen e parë përfshihet Italia me shumë qendra atraktive për turistët. Greqia, Turqia, Spanja dhe Portugalia prezantohen me më shumë se dy atraksione turistike. Sipas metodologjisë që revista përdor, merren në konsideratë disa elementë që i bëjnë vendet e renditura si më të preferuarat. Kryesisht klasifikimi është bërë duke u nisur nga bukuria, moseksplorimi i mjaftueshëm dhe çmimet e ulëta. Pikërisht këto të dhëna e kanë renditur Shqipërinë me bregdetin e saj të dytin në botë që duhet frekuentuar për këtë vit. Madje, revista ka ilustruar shkrimin e saj me një foto të madhe nga plazhi i Ksamilit. Vetëm pesë vitet e fundit Shqipëria është përfshirë në radarët e hartës botërore të turizmit. Agjencitë prestigjioze të fushës po e rekomandojnë fort, ndërsa agjencitë turistike pohojnë se numri i vizitorëve nga Europa Perëndimore po rritet gjithnjë e më shumë. Sipas statistikave të Ministrisë së Turizmit, më shumë se1 milion të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet vitin që shkoi. Dy vitet e fundit është shtuar ndjeshëm numri i të huajve që mbërrijnë në vend gjatë sezonit veror, duke rritur peshën e tyre në sektorin e turizmit. Por megjithatë, turizmi shqiptar vijon të dominohet nga ai kombëtar, ku gjysma e turistëve janë kosovarë dhe maqedonas. Falë rritjes së turistëve dhe njëherësh uljes së numrit të daljeve të shqiptarëve jashtë vendit, gjatë këtij viti është arritur të përmirësohet ndjeshëm edhe bilanci i turizmit. Megjithëse bilanci vijon të mbetet negativ, është reduktuar në 13.5% në favor të daljeve nga Shqipëria, nga 31% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave nga operatorët, turistët kanë qëndruar më shumë në Durrës dhe Vlorë, që kanë edhe kapacitetet më të mëdha pritëse, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë në bregdetin vendas. Gjatë këtij viti ka pasur gjithashtu një numër të konsiderueshëm të turistëve në Velipojë dhe Shëngjin, falë përmirësimit të infrastrukturës dhe njësive akomoduese. Operatorët turistikë thonë se çmimet e ofruara për akomodim dhe ushqim janë të njëjta me një vit më parë, ku kryesisht dhomat variojnë 20-50 euro/ nata, në varësi të cilësisë dhe madhësisë së saj. Pushuesit kanë zgjedhur kryesisht hotelet dhe jo shtëpitë, të cilat ofrohen me qira për pushime më afatgjata, mbi 7 ditë. Sipas të dhënave nga Agjencia e Turizmit, dhomat që ofrohen nga njësitë e tjera akomoduese (përjashto hotelet) janë më të shumta në numër. Në gjithë vendin llogariten 908 njësi të tjera akomoduese, me një numër shtretërish që në total shkon 33 943.

20 destinacionet që rekomandohen për verën e 2013-ës

1-Ishujt Santa Maria

2-Shqipëria -bregdeti Adriatik

3-Spanja –ishujt Kanarie

4-Bregdeti Oqeanik ne France

5-Venecia Itali

6-Shtëpitë e Plazhit në Sicili

7-Pulia Itali, “Calcebianca”

8-Itali, “Casale Villarena”

9-Greqi, “Ishujt e argjendtë”

10-Spanjë –Sardenja

11-Kanada- “Shtëpia rrëshqitëse”

12-Greqia- Korfuzi

13-Kenia, -“Shtëpia Forodhani”

14-Turqi, Antalia

15-Kroaci- Shtëpia Marlera

16-Turqi, Kopshti i Sulejmanit

17-Malta, Shtëpia Xaghra

18-Spanja, Hotel Valhalla Spa , Almeria

19-Portugali, bregdeti Vicentina

20-Portugali, “Shtëpia Na Areia”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>