Ngutja e Lames

Artur Zheji

I dashur Artan. Sëpari mëkishmarrë malli për shkulmin tënd herë idealist dhe herë disi teatral. Teatral jo në kuptimin e keq të fjalës. Aspak. Më vjen mirë që ti, por më vjen akoma dhe më mirë që edhe Lubonja, lexoni rregullisht Gazetën Mapo dhe bile edhe konsultoheni telefonikisht, veçanërisht për shkrimet e mia. Pa pikë ironie mund të pohoj se më vjen mirë. Gazeta që prej pak kohësh drejtoj, e meriton vërtet atë vëmendje që ju kaq bujarisht ia jepni. Bëj habi se si ‘miku’ dhe ‘kundërshtari’ im i kahershëm, i sa e sa ‘ndeshjeve’ mediatike, zoti Lubonja pra, nuk më merr drejtpërsëdrejti në telefon asnjëherë. Ndoshta nuk ka kohë për të humbur. Unë mbetem gjithmonë ndër ata që mendojnë se koha e zotit Lubonja është një kohë e çmuar, ndaj dhe unë nuk e shqetësoj asnjëherë. Pra, ne asnjëherë nuk dëgjohemi. Takohemi vetëm rastësisht. Përpara apo pak minuta pas emisioneve TV. Atëherë kur qëllon. Rrallë e për mall, simbas axhendës televizive të mikut tonë Fevziu.

Sepse dihet prej vitesh, Lubonja në TV, mund të ndeshet vetëm në TV Kombëtar Klan. Dhe ndryshe nga ndoshta ç’pandehin telespektatorët, në ato pak minuta pa kamerat në mes, jemi më të butë dhe realisht miqësorë.

Mirëpo përpara se Artani të shkulmonte sërish me vrull të çartur ndaj meje, dhe meqë Artani ka shkruar se paskësh marrë edhe titullin e shkrimit, nga vetë batuta e Lubonjës, përfitoj nga rasti që Artani më dha, e t’i them Lubonjës, se e mirëpres të më telefonojë ndonjëherë. Sepse nuk është e para herë, që ndeshem tërthorazi me komentet e tija, ndaj veprimeve apo shkrimeve të mia. Dhe meqë paskemi një interaktivitet de facto me njëri tjetrin, mirëpo një interaktivitet i cili nuk kalon përmes nesh, por përmes të tretëve, përfitoj pra të them dy gjëra: e para, më vjen mirë që në diversitetin tonë, apo në ndarjen tonë, ne përsëri paskemi diçka që na lidh, qoftë kjo edhe një kontradiktë e pashërueshme dhe e dyta, këtë që na lidh, qoftë pra dhe zgjidhjen, nuk kemi sepse ta shpirtërojmë përmes trupash apo qeniesh të tjera.

Ne edhe s’kemi vdekur. Edhe mund të shihemi. Enkas dhe rast pas rasti. Edhe mund të dëgjohemi. Edhe mund të grindemi. Bashkë dhe drejtpërsëdrejti.

Kjo për sa i përket, Lubonjës, të cilin, pavarësisht se në sens unik dhe duke mos pritur reciprocitet nga ai, e vlerësoj dhe madje e dua shumë edhe si qenie njerëzore. Ashtu në llojin tim. Për trill dhe për kundërshti. Ndonëse e di fare mirë që Lubonja as e ka patur, as e ka dhe as do ta ketë një ndjesi të tillë. Fatosi duhet të më falë nëse po merrem kaq gjatë me këtë ilustrim, porse nëse është e vërtetë biseda e cituar nga Artani, ndërmjet Fatosit dhe Artanit pra, atëherë lipsej që edhe unë të thosha diçka për perceptimet e mia. Sigurisht pa romuze, jo në tel me një të tretë, por në gazetë, si të ishte një email, meqë, asnjë të tillë, asnjë email nuk kam shkëmbyer asnjëherë me Fatosin.

Tani të kthehem në çfarë shkruan Artani.Apozoti Lame.

I dashur Mik. Unë jam një gazetar. Mbeta në thelb i tillë. Ashtu si edhe ti, edhe mbas peripecive që të dy kemi patur në funksione publike. Ndryshe nga ty, nuk jam anëtar i asnjë Asambleje partiake. Por jam dakord që në fund të fundit kjo do të thotë ndonjëherë pako gjë, si për ty ashtu edhe për mua. Porse i jep dreqi e mori, do s’do, një ngjyrë angazhimi të lehtë partiak tehut të sulmeve apo denoncimeve të tua. Megjithatë le ta lëmë mënjanë këtë ngjyrim. Jam i ndërgjegjshëm, që jo në pak raste, kam qenë i ngjyrosur edhe vetë, edhe më shumë se ty, ndonëse pa asnjë teserë në xhep. Me një ndryshim nëse më lejon. Unë nuk e fsheh dhe bile e nënvizoj, nëse bindjet e mia, përkojnë me një forcë politike e cila në momente të caktuara, simbas perceptimit tim, vepron në drejtimin e duhur. Në përputhje me interesin e vet, por edhe në përputhje me interesin publik.

Sepse, që të sqarohemi i dashur Artan, dihet që ne nuk jetojmë në një manastir dhe jemi ndërkohë gazetarë dhe jo predikatorë. Miku im i madh, Marco Pannella, më ka mësuar, atje në Romën e përjetshme, një koncept të mençur, të cilin e ruaj si të shtrenjtë dhe ia jap hua kujt e pëlqen dhe e vlerëson.

‘Partia në kohët e sotshme’ më mësonte Pannella, ‘për subjektet laike dhe skeptike, nuk është një kishë apo një xhami. Nuk është një fe apo një besim, tek i cili pagëzohesh, të cilit i falesh, i rrëfehesh dhe të cilit i premton besnikëri të përjetshme.’

‘Kjo është një marrëzi e totalitarizmave apo e postotalitarizmave, klerikale apo politike’.

Më tej kollosi vazhdonte:

‘Jo, partia, kjo organizatë sot, duhet të perceptohet si një autobus apo si një tren, tek i cili hipën për të mbërritur në stacionin e bindjeve apo betejave të tua dhe më pas zbret, nëse partia (organizata) ecën më tutje, aty ku ti, personi i hipur, nuk sheh stacione apo qëllime që përputhen me bindjet dhe shijet e tua…’

Mirëpo më rezulton se ti, Artan asnjëherë nuk ke zbritur nga Asambleja e Partisë Socialiste, ndonëse, shpesh të kam hequr publikisht kapelen, për lirinë jo të pakët që ke dhe përdor, në trajtimin e temave të ndryshme, edhe në kundërshtim më linjën e kryesisë apo të Kryetarit të PS, me të cilin dihet ke pasur përplasje si dhe ke pasur edhe afrime. Mirëpo sidoqoftë, ky ‘agresiviteti yt ndaj Lulëzim Bashës, duket ndonjëherë pak si më shumë se ç’duhet tendencioz… Qofsha i gabuar. Madje uroj, për hir të autenticitetit të polemikës tënde, që të jem i gabuar.

Pole ta hedhim pas krahëve këtë pandehmë. Jam dakord të mos e ulim edhe më stekën e ‘polemikës sonë’, që siç edhe e shikon, unë e kam me seriozitet dhe përzemërsi të plotë.

Tani, Artan i dashur, (ti në shkrimin tënd më ke dhënë një konfidencë paraprake, duke m’u drejtuar hera-herës ‘Arturi’ dhe unë po të drejtohem në një trajtë të ngjashme, por besoj më të përmirësuar: ‘Artan i dashur’. Shpresoj të më mirëkuptosh për këtë reciprocitet të përmirësuar me pak afeksion më shumë…), tani pra, le të kthehemi tek thelbi i asaj që ti shkruan.

Në radhë të parë dhe aty mbetem, dyshoj seriozisht, që ti e ke lexuar shkrimin tim.

Unë askund dhe kurrkund nuk shkruaj që bashkohem me prerësit e pemëve apo më kryesorja akoma, me prerjen e pemëve. Nëse ti e gjen, pra nëse ti ke durim dhe e lexon dhe nëse ke forcën të na thuash të vërtetën:

Që domethënë e ke hamendësuar dhe jo lexuar shkrimin tim, atëherë diskutimi ndërron udhë dhe nga një polemikë me subjekt të imagjinuar, shndërrohet në një polemikë me objekt të lexuar.

Pa dashur të përsëris ç’kam shkruar, në respekt të lexuesit, kam shprehur habinë time se pse, nuk meditojmë sadopak pozitivisht, që Kryetari i Bashkisë, Basha, pavarësisht prerjes së dhimbshme të dhjetëra pemëve, si dhe pavarësisht kostos së lartë dhe të pamundur të një nënkalimi si për shembull te Villa Borghese, për të shpëtuar pemët, Basha pra, ka vijuar t’i qëndrojë fort dhe prej një viti Moratoriumit të lejeve të ndërtimit. Gjithashtu kam shkruar se Projekti i Zhvillimit të Kryeqytetit, në drejtim të Paskuqanit, Parkut të Madh dhe të gjelbër të Paskuqanit, me një lumë të vërtetë në mes, Lumin e Tiranës, është një gjë shumë e mirë. Sepse zhvillon qytetin në drejtim të gjelbërimit, ul gradualisht dendësinë e çmendur urbane dhe hedh bazën e një Tirane policentrike. Ne bashkë kemi zhvilluar ca beteja të vendosura kundër një Plani të tmerrshëm të Qendrës së Tiranës, me shtatë apo tetë përbindësha 30-katësh, te Muzeu, Hotel Tirana, piedestali bosh i Hoxhës, Teatri i Kukullave etj.

Basha ka në dorë një Projekt zhvillimi që shkon kryesisht përtej Qendrës, që edhe kështu si është, ka mjaft probleme.

Artan unë besoj se je ngutur. Dhe shumë madje. Ndonëse nga ana tjetër, e respektoj thellësisht nervozizmin tënd principial që me sa duket, s’të ka lejuar të lexosh tekstin tim. Ndoshta ato pak fjalë të thëna në telefon të Lubonjës, të kanë sugjestionuar në atë pikë, saqë ke menduar padrejtësisht se kanë qenë të mjafta. Por ja që nuk është kështu. I ke dhënë karar pra, ta këpusësh një kopaçe, pa le të vejë ku të vejë. Titulli, po po, titulli të ka magnetizuar, por edhe të ka humbur drejtpeshimin e gjykimit dhe të së vërtetës miku im. Aq më tepër të thuash pastaj se ‘Zheji nuk e lëshon Bashën, e bla la bla!…’

Tani s’di ç’të të them më. Bile shoh se shumë kam shkruar mbi një ‘nonsense’, që buron nga një jo-lexim dhe nga një romuz hokatar i thënë në telefon, nga miku ynë Lubonja.

Për zotin Kasmi që përmendje në treshen e Mosketierëve të Zinj dhe Anti-Pemë, përsëri nuk di ç’të të them. Nuk e njoh.Poedhe ai ka gazetë vetë. Ndoshta të shkruan, ndoshta jo. Për Henrin, tjetër Mosketier i Zi dhe Anti-Pemë, edhe ai, simbas shkrimit tënd, e kishe në Studio Tv te Topi dhe u shqepët paq në fjalë, ide dhe batuta. Pastaj ju dëgjoheni shpesh në tel, ashtu si nuk ndodh me mua.

Mirëmbetsh Artan i dashur. U zgjata ca, sepse ndoshta thellë-thellë dhe u çmalla.

Nëse do të shkruash prapë për mua, je i mirëpritur, por në krye të herës, kam dy kërkesa ose po deshe edhe lutje:

E para, lexo shkrimin tim, përpara se sa të shkruash mbi ç’kam shkruar.

E dyta, le të mundohemi të ruajmë etikën e komunikimit ashtu si dhe pemët, ashtu si dhe unë bëra çmos nga ana ime.

 

Kujdes. Të gjitha të drejtat e këtij shkrimi janë të rezervuara nga Mapo dhe mapo.al. Ripublikimi i tij i pjesshëm apo i plotë është i ndaluar pa leje me shkrim nga Mapo. Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në mapo.al

Postoje në:

18 komente për Ngutja e Lames

  1. I-liri

    16/07/2012 at 9:43 pm

    Z. Zheji. Me vjen vertet keq qe megjithese jeni njeri me horizont, nuk reflektoni se keni emancipuar vetveten. Nuk e di ne e keni vene re, por une nje lexues, qe per ju mund te jem injorant (i paditur), por jo i pashkolle, dhe i palexuar, ju ndjek ne opinionet tuaja. Shpesh kam qene ne nje mendje me ju, me shpesh, jo, dhe shpesh here, nuk me keni ngacmuar asnje reaksion, pervec atij te indiferentit. Por ju lexoj, sidoqofte. Nuk e di juve apo stafit moderues, apo moderator,(asnje nga keto terma nuk i shkon atij stafi), apo admin (ky do te ishte termi me i sakte), se s’mund te them censurues, nuk i pelqeu komenti im. Por me mire nje koment se sa asnje. Pasi ju nuk ishit drejtor atehere, por ne opinione kishte mbi 20 pjesemarres me mendime te shumta e te ndryshme. Sot asnje. Kjo nuk i pelqen Cilit. Dhe nuk ma ha mendja se ju i keni vene objektiv vetes, se do te punoni me perkushtim, tek kjo gazete, deri sa te dilni pension aty. Objektiv i parealizueshem. Por te pakten mos punoni qe ne lexuesit e MAPO te largohemi nga ajo me pare se ju. Perndryshe, ne duam te rrime duke lexuar kete medie, edhe pasi ju te jeni larguar…
    Respekte !

    • Admin

      17/07/2012 at 3:37 pm

      Ka pasur nje vonese publikimi.. mos i merrni gjerat me vrull.. po edhe ne bejme ndonje dite plazh :)

  2. tosi

    17/07/2012 at 11:01 am

    Z Zheji; je hargjuar shume me te tille “nevrikesh” te studjove tv, te cilet as lejne njeri te flase e as thone gje per vete, vecse jargaviten, qyrrosen, tani jane gati te qajne e tani te qeshin, per te bere qefin kryetarit te tyre!! Ke hargjuar shume me nje protagonist te shkaterrimit e betonizimit te Tiranes, qe tani ben sikur i dhimsen 10 peme!! Z Zheji; ky nuk ehste nga ata qe ka hipur ne ate tren per te shkuar ne ndonje stacjon te paramenduar, por ky ka hipur ne ate tren se nuk ka kapur dot tren tjeter dhe tani eshte i detyruar ti vije verdlle dynjase, se edhe makinisti i ketij treni nuk ka asnje stacjon te paramenduar. Mua me duket se e keni shitur shum shtrenjt z Lame, une jam nje bleres i thjeshte qe po ju them merreni se sme hy ne pune as per bisht kazmeje!

  3. andrea marku

    17/07/2012 at 12:49 pm

    Replikë ideale, e zgjuar dhe interesante.

  4. Zamir

    17/07/2012 at 4:17 pm

    “Unë askund dhe kurrkund nuk shkruaj që bashkohem me prerësit e pemëve apo më kryesorja akoma, me prerjen e pemëve. Nëse ti e gjen, pra nëse ti ke durim dhe e lexon dhe nëse ke forcën të na thuash të vërtetën”, citoj Zhejin drejtuar Lames.

    Kjo eshte menyra me e miresjellshme e mundshme “per te mos nxjerre Artanët nga Lamja”. Perndryshe gjejme belane te gjithe sa jemi ne kete metropol.

  5. Dritani

    17/07/2012 at 9:53 pm

    Si perfundim a ka projekt rruga?

    Rregulli baze I Perendimit nga I cili kemi kthyer syte quhet “Rule of Law”.

    P.s. Ne Shqiperi nuk vlen per te gjithe por te gjitheve vjen nje dite dhe iu BIE ne koke mosrespektimi I tij.

  6. Gjergji

    18/07/2012 at 3:59 am

    Ndoshta gabojë,por është hera e parë që hasë në një replikë të mëndëshme,me kulturë dhe etiket të lartë gazetareske.Nuk kam qënë kaq i pasionur pas kësaj gazete,por pak nga pak,shkrim pas shkrimi të kulturuara,jam afruar pranë tastierës së kompjuterit dhe harxhojë kohën,po aq të vleshme.Kohë e cila e pranon shkrime,apo replika të tilla…

  7. Altin Gjika

    18/07/2012 at 6:51 am

    Shkrim i dobet. Nuk eshte shkrim por ligjerate, pa argumente, me hyrje te gjate qe nuk drejtohet drejt argumentit. Permbajtja: “Pse s’me merrni ne telefon?” Teper infantile si teme. Teper infantile si stil.
    P.s. E di qe nuk do e publikoni por eshte keshille me qellim te mire.