E shiti edhe Berisha, por s’e jep Zheji tani!

Artan Lame

Deri tani më rezulton që vetëm tre vetë që i përkasin fushës së mediave të jenë shprehur pro masakrës mjedisore që po ndodh në Parkun e Tiranës. Artur Zheji, drejtor i gazetës MAPO, Henri Çili, pronar i MAPO-s, dhe Blendi Kasmi, kryeredaktor i Gazetës RD. Blendi paguhet për këtë punë, ndaj nuk kam gjë me të. Mbetet Henri dhe Arturi. Të dy këta e mbrojnë me forcë shkatërrimin e Parkut të mbështetur mbi dy argumente kryesore. E para, zhvillimi ka pasojat e veta, pra nuk mund të ndalojmë zhvillimin për ca pemë. Dhe e dyta, rruga është e domosdoshme, se ndihmon lëvizjen dhe trafikun. Me Henrin kam debatuar për këtë punë edhe në televizion, ndërsa Zheji kishte një shkrim dje tek MAPO. Argumentet e tyre siç thashë, janë dhe mbeten ato të dyja që përmenda më sipër.

Në fakt, të dy këto argumente i shkon t’i thotë një administrator publik a burokrat qeveritar, por aspak dy njerëz të medias. Njerëzit e letrave dinë të mbrojnë e të protestojnë qoftë edhe për një pemë të vetme, se vetë jeta dhe misioni i tyre është i tillë. Vetëm në Shqipëri mund të gjesh një filozof që teorizon për prerjen e pyllit në funksion në zhvillimit dhe një opinionist që teorizon për domosdoshmërinë e zëvendësimit të pemëve me beton. Si në kohë të Komandantit, kur vetë punëtorët detyroheshin të merrnin nisma për uljen e rrogave, apo fshatarët që detyroheshin të dilnin vullnetarë për të tufëzuar bagëtinë. Siç i thonë një llafi: “Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë”.

Është çështje filozofie dhe ndarje botëkuptimesh kjo. Nëse ja dilni të më gjeni një shkrimtar, që nga Alaska e deri në Afrikën e Jugut në këta 100 vjetët e fundit, që të ketë shkruar për të mirat e betonit, ma thoni të shkoj ta këndoj edhe unë këtë specie të rrallë. Jo se betoni nuk ka të mira, por se nuk është ky misioni i shkrimtarit e i filozofit. Misioni i tyre, i shoqërisë civile, është t’i rijnë roje kapitalit dhe të përpiqen ta ndalin me sa kanë në dorë, jo në emër të status quo-së, por në emër të së mirës së përbashkët. U takon politikanëve e qeverive pastaj, të bëjnë peshoren midis të dyjave dhe të gjejnë të mesmen midis babëzisë së ligjshme të kapitalit dhe dashurisë për natyrën të shkrimtarit. Mirëpo kur vetë shkrimtaridel e djersitet për të justifikuar betonin, aha lumi të na marrë më keq se na ka marrë, pastaj!

Në kohën e debatit të hapur për librin “Skënderbeu” të Oliver Schmitt-it, ndër të tjera lexoja edhe një kundërshtar të rreptë të tij, që kishte mbushur dy faqe gazete me një analizë të stërgjatë kritike. Në fund analiza mbyllej me këtë frazë: “Megjithatë ruaj të drejtën të shkruaj sërish rreth kësaj çështjeje, pasi ta kem lexuar librin e Schmitt-it”. E pabesueshme!!! Kishte mbushur dy faqe kritikë pa e lexuar akoma librin!

Tani i dashur Artur, po të bëj një pyetje direkte: PO TI, E KE PARË PROJEKTIN E BASHKISË PËR RRUGËN, apo jo? Ne kemi plot një muaj që kërkojmë me këmbëngulje të përmbushet një detyrim i thjeshtë dhe minimal ligjor: Të bëhet publik projekti i miratuar nga Bashkia. Askush nuk na ka kthyer përgjigje. Kemi bërë 8 letra nëpër institucione dhe s’kemi marrë absolutisht asnjë përgjigje.

Deri tani, asnjë prej nesh nuk është shprehur nëse është e nevojshme të bëhet rruga apo jo, nëse duhet bërë më e gjerë a më e ngushtë, nëse duhet të kalojë këtej apo andej, nëse duhet bërë me tunel apo me aeroplan. Arsyeja është e thjeshtë: nuk mund të shprehemi për një projekt që nuk e kemi parë. Tani unë nuk e di se çfarë projekti po mbron qoftë ti e qoftë Henri, kur projekt nuk ka. Nëse ju e keni parë, ju lutem na thoni edhe neve se ku e keni parë, të shkojmë e ta shohim edhe ne. Nëse nuk e keni parë, a nuk ju duket paksa si naive që të mbroni një gjë që nuk e keni parë?!

Ne jemi shprehur (dhe me forcë madje) që duhet ndërprerë batërdia e pemëve që po ndodh në Park. Natyrisht që këtë do ta kërkojmë. Për sa kohë që nuk ka një projekt të diskutuar, të miratuar dhe të publikuar siç e kërkon ligji, çdo prerje pemësh është ilegalitet, barbari dhe paligjshmëri.

Berisha është usta i vjetër. Kur pa se Basha nukdeldot të mbrojë gafat e veta, u përpoq ta mbrojë ai vetë nga sipër. Doli para një jave dhe, pasi na shau me rrënjë e degë, u shpreh se rruga është e domosdoshme, zgjerimi i saj u shërben farkarëve që të vijnë në Tiranë, e plot broçkulla të tjera.

Kaluan veç ca ditë dhe e ktheu timonin papritur 180°. Kësaj radhe tha se ishte dakord me shoqërinë civile dhe me Lubonjën për luftën që po bëjnë, por Parkun po e shkatërrojnë fadromat e PS-së. E kishte llafin, që sipas thashethemeve fituesi i tenderit qenka një i afërm i një deputeti të PS-së. Natyrisht që edhe një fëmijë e kupton se nëse ky zotëria që po pret pemët qenka i paligjshëm, prapë faji është i Saliut, se Saliu paguhet nga ne të gjithë që të na mbrojë shtëpitë e pasuritë nga sëpatat dhe jo ai pronari i firmës.Ponejse, kthesa e Saliut nuk ishte se ju dogj barku për pemët, për Lubonjën apo për ambientalistët. Thjesht e ktheu ca timonin se ka marrë vesh që për këtë çështje, po interesohen dhe po investohen edhe ambasadorët, të përjetshmit ambasadorë, që i paçim sa malet, se përndryshe do ishim harruar me kohë e vakt.

Tani Saliu u rreshtua me ambientalistët, madje dha edhe porosi të ndërpritet prerja e pemëve, madje tha edhe që pemët të hiqen me kujdes me gjithë rrënjë për t’u rimbjellë (çfarë talljeje). Pra Saliu i qeverisë doli e po mbron pemët, ndërsa Arturi i shoqërisë civile po këmbëngul që ato duhen prerë. Dale se m’u bë koka lëmsh. Unë e dija se isha në llogore me shoqërinë civile dhe po luftonim me Saliun që ishte në istikamin përballë, tani mëdelqë Saliun e paskam në krah dhe përballë më ka dalë Arturi që duhej të ishte në krahun tim! Komedi që vetëm në Shqipëri mund të bëjë vaki, tamam tek ajo kënga e vjetër:

“Mora pushkën dola malit për atdhe

ku ta dija unë i shkreti se armiku ish me ne!”.

Unë shkrimin e Zhejit tek MAPO nuk e kisha vënë re. Ma rekomandoi Lubonja që, ndërsa më shpjegonte në telefon, nuk duroi pa thënë: “Epo kjo punë kështu, e shiti Berisha, nuk e jep Zheji tani!”. E bukur për titull, apo jo? Artur, të lutem ose më trego se ku e ke parë projektin, se bën vaki të ndërroj mëndje edhe unë pasi ta shoh; ose përndryshe eja të të shpjegoj ca gjëra se ku çalon kjo punë, se bën vaki të ndërrosh mëndje ti pastaj.

 

Kujdes. Të gjitha të drejtat e këtij shkrimi janë të rezervuara nga Mapo dhe mapo.al. Ripublikimi i tij i pjesshëm apo i plotë është i ndaluar pa leje me shkrim nga Mapo. Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në mapo.al

Postoje në:

17 komente për E shiti edhe Berisha, por s’e jep Zheji tani!

  1. agimi

    17/07/2012 at 11:23 am

    SH LAME( te drejtohem keshtu si komunist qe je) ti ja fut kot per cdo gje,je sherbetor e altoparlant i komandant Edvinit,je i pacipe e te rrofte kultura (qe te mungon)kur i drejtohesh nje njeriu aq me teper udheheqes me emer SALIU.Cfare e ke ti i ke prere kerthizen(thote populli yne) apo IMITON SHEFIN TEND.Nje kerkese per Z ZHEJI dhe Cili:mos ja varni fare ketij imituesi komunist!!!!!

  2. andrea marku

    17/07/2012 at 12:47 pm

    Lame do të ruajë Tiranën e komunizmit me një park e asgjë tjetër. Ore zotëri, rruga do hapet se nuk mund të rrijë peng i disa pemëve. Por hajd të mendojmë sa pemë do mbjellim, që të bëjmë parqe të tjera për Tiranën në Paskuqan, në kombinat, etj se Tirana nuk mund tël jetë vetëm me një park ku shëtitet vetëm të dielën komuniste. Vini re tiranën nga ajri sa pak pemë ka. Nuk shqetësohet askush për të bërë mbjellje në çdo cep të tiranë por qajnë për dy pemë për zgjerim rrugësh. Dhe e dini pse qajnë, psepse bajraktarët e kuq i kanë ndarë zonat e banimit dhe nuk duan t’ia prekë njeri.

  3. kozi

    17/07/2012 at 3:17 pm

    Cudi tek shkrimi i lames perseri nuk paska asnje shkrim kunder Zhejit.
    Atehere
    1. ose censuruesi i zhejit eshte tejet i devotshem ndaj drejtorit dhe nuk ka asnje sens mase – pasi te mos botuarit qofte edhe te ndonje komenti ne kufijte neutral e ben kete forum tejet qesharak dhe te pavlere…
    2. ose Zhejit i ka djegur shume shkrimi dhe eshte “fy rande” nga Lame dhe (sic duket edhe “miku i tij” Lubonja) dhe ka dhene urdher qe te mos shohe komente negative ndaj “gjenialitetit” te tij tashme proverbiale.

    vetem ne Shqiperi!!!!!!

    • Admin

      17/07/2012 at 3:35 pm

      Kozi ka pasur nje defekt teknik.. flm per gjykimin e shpjet te ceshtjes. Te gjitha komentet ne kete teme jane publikuar,,,,

    • ermal

      18/07/2012 at 11:41 am

      O shoqja apo shoku Kozi !
      A nuk te terheq vemendjen se kjo gazete boton edhe shkrimin e Zhejit por edhe shkrimin e Lame socialistit. Hidh syte ne disa gazeta krejtesisht te njeaneshme socialiste e do te gjesh vetem shkrime te Lameve, Mustafa Nanove, Dritan Hileve apo Kico Blusheve e komentet rezultojne se 99% e shqiptareve qenkan te dashuruar pas tyre e socializmit. Hap ne faqen online rubriken “analiza” te Ballkan Web, e do te gjesh perdite vetem shkrime te Hiles apo Blushit qe bejne gare me njeri tjetrin se kush ta shaje me shume “Saliun” edhe kur e leshojne doren me ndonje autor tjeter, qe ka disi mendim ndryshe, duket se e kushtezojne edhe ate qe te flase edhe ai nja dy fjale kunder “Saliut”.
      Me komentet e lexuesve gjendja eshte akoma me katastrofale. Ne nje shkrim te Hiles gjen 30 komente qe nuk komentojne shkrimin e tij, por shajne me fjale rugacerore nje komentues qe kritikon Hilen, e te cilin me sa duket moderatoret e kane zgjedhur vetem per kurban.