Ardian Ndreca
A ka gjasa që 100-vjetorin e Pavarësisë ta festojmë me nji veteriner në postin e ministrit të Jashtëm? Un mendoj se jo.
Jemi në nji moment kyç për integrimin e vendin tonë dhe logjika normale do të çonte me mendue se n’atë post nevojitej nji njeri me eksperiencë, mundësisht nji teknik që të dinte me ia ba sa ma të qartë kreut të qeverisë së Tiranës dhe atij që e drejton atë tue ndejt në hije, pritshmërinë e BE-së. Por kemi tashma nji traditë me ministra të jashtëm krejtsisht të kotë; edhe pararendësi i veterinerit, Haxhinastoja, nuk pati asnji sukses në atë post. U zhvendos sa andej këtej në hapsinë me paret e taksapaguesve shqiptarë, tue llomotitë të njejtat formula dhe tue ndie të njejtat fjalë të idhta kritike.
Tashti radhën e ka veterineri.
Nuk e di nëse e ka të qartë ish-veterineri i bashkisë se me ba punën e ministrit të Jashtëm nuk asht njilloj si me i vu vulat e mishit të therun apo me tredhë qentë e rrugave? Shpresoj që ndokush do t’ia ketë thanë se të huejve u kanë ardhë në maje të hundës premtimet boshe të Berishës, se e dinë shumë mirë se Meta asht nji hajdut me çizme, se Gërdeci, 21 janari, korrupsioni, zgjedhja e presidentit pa konsensus janë kredencialet e vetme (negative) të kësaj qeverie. Mos t’i hypin avionit për me shkue me recitue përmendsh libretin e vjetër që ka gjetë në ministri, pse askush nuk i han ma ato dokrra.
Do të isha kureshtar me dijtë se për çka do të mund të flisnin privatisht veterineri i bashkisë me kontin Giulio Terzi di Sant’Agata, diplomat karriere, për çka mund të diskutojë me avokatin Guido Westerwelle, me Laurent Fabius, për çka do të flasin me ekonomistin e politikanin konservator William Hague e me kolegët tjerë europianë? Ministrat e Jashtëm të Europës janë pothuejse injorantë, kam frikë se asnji prej tyne nuk ka njohuni për aftën epizootike, brucelozën apo për linë e pulave! Ky asht problemi i madh i administratës së naltë shtetnore shqiptare: nji mori njerëzish që s’kanë përvujtni e s’njohin limitet e veta të thella strukturale në formimin mendor e intelektual, e që me guximin e budallait pranojnë çdo lloj ofertet për poste e ofiqe, tue u ba gazi i botës ende pa fillue punën.
Kjo qeveri shquhet për njerëz të paaftë e krejtsisht jashtë rolit. Kemi nji mori zëvendesministrash që bajnë hije krejt kot e që marrin rrogën tue pasë meritën e vetme që edhe me pasivitetin e tyne i shërbejnë nji njeriu, madje dy njerëzve: Berishës dhe Metës.
Tash së fundi deputetët Mark Marku dhe Selami Xhepa shprehën kritikat e tyne ndaj organizmave ma të nalta të PD-së. Ndoshta edhe ndonji tjetër i randësishëm do ta çojë zanin së shpejti, por problemi që shtrojnë deputetët Marku e Xhepa nuk mund të zgjidhet kurrsesi prej Sali Berishës e aq ma pak prej “nokave” të shumtë me të cilët asht rrethue ai. Nji PD e marrun peng prej LSI-së së Metës, i cili imponon ministrat ma qesharakë që ka pa ndonjiherë Republika, asht e destinueme me dështue.
Problemi asht se çfarë linjet do të ndjekin opozita mbas nji refuzimi të mundshëm të statusit të kandidatit në vjeshtë!
Refuzimi i tretë i atij statusi do t’i jepte të drejtën morale opozitës që tue shfrytzue pakënaqësinë e njerzve me dalë në sheshe dhe me kërkue rrëzimin e qeverisë së veterinerëve me gjithë koleksionin e tekahytave që i shërbejnë këtij sistemi të korruptuem deri në palcë. Do të ishte e arsyeshme dhe do të gjente mbështetje pranë ndërkombëtarëve kërkesa për nji qeveri teknike që të përgatiste zgjedhjet, mbasi të kishte sprastrue KQZ prej individësh si A. Ristani e t’ia kishte dorëzue atë drejtësisë për shkeljet flagrante dhe për serinë e gjatë te veprat penale që ka konsumue.
Na pret nji vjeshtë e nxehtë e ndoshta 100-vjetori i krijimit të Shtetit shqiptar mund të na gjejë me nji qeveri teknike!
Nik Kodra
06/07/2012 at 4:18 am
Te lummte Z. Ndreca! Dallkauket e pushtetit nuk mund t’i pranojne analizat objektive. Aq me teper sherbetori me servil i regjimit, Z. Ypi alias “Kolin, çun tirone dje – shtetas europjan sot”
Tung,
Nik
paradox
06/07/2012 at 1:02 pm
Une,nuk shoh ndonje ndryshim,si ne artikujt edver rames edhe te ketij nreces.Me siguri qe ky paguhet nga rama.Ps-Sa per dijeni or nrece;-ministrat ne gjithe evropen zgjidhen per aftesi drejtuese dhe jo per profesionin qe kane.Kjo tregon se kultura juaj eshte e ceket…hole!!!
Genti
07/07/2012 at 1:35 pm
Po ketij priftit, pse i rren mendja qe eshte me i mire sesa nje veteriner? Apo keshtu e kane yshtur te besoje?
arabistan
07/07/2012 at 3:12 pm
Te falenderoj nxehtesisht Ndrece,qe dhe njehere,ke arritur te nxjerresh fekalet e mesjetes anadollake ne siperfaqe.