PYETËSORI 33/ Shqipëria, ky vend që prej 20 vjetësh bëhet… për ‘inatin’ tim

Nga rubrika e Revistës Mapo

1-Dita e Çlirimit: 28 apo 29 nëntori?

Nuk di c’të them.Eshtë kaq e ngatërruar dhe banale…Di vetëm që, do të isha shumë i lumtur sikur të ishte data 27 ose 30.Kështu, të gjithë do kishin shpëtuar njëherë e mirë nga metafora e datave dhe do merreshin me metaforën e ngjarjeve. Politika së pari.

2-Shenjat e cilit pushtues duken më qartë në fizionominë sociale shqiptare?

Do të kisha ëndërruar shumë që të mos ishin ato otomane.Mirëpo siç ndodh zakonisht me ëndrrat…

3-Kur themi ‘qytet’ në kuptimin ‘polis’ cili prej vendbanimeve shqiptare e meriton këtë emërtim?

Në semantikën komune të polis si një hapsirë e kultivuar urbane me tempuj publikë mbase nuk jam në gjendje të identifikoj diçka të mirëfilltë. Kurse në kuptimin e “qytetit të ratio-s” ku,bashkëjetesa nuk sigurohej nga rregulli i imponuar por, nga rregulli i pranuar sipas arsyes,mikrorealitetet shqiptare,në pjesën dërmmuese,besoj se kanë funksionuar si të tillë.

4-ËikiLeaks, mirë apo keq?

As mirë,as keq.Ndoshta indiskret,dhe për këtë arsye falimentoi.Modeli anarkist i transparencës absolute nuk funksionoi,ashtu si nuk funksionoi demontimi i mitit të pushtetit. ËikiLeaks arriti të shuaj disa kuriozitete por,nuk zbardhi ndonjë mister.Hodhi dritë në disa skuta të çensuruara megjithatë,siç thotë Gëte “ aty ku ka shumë dritë,hija është më e zezë”.

5-Gegnishtja apo standardi?

Kam përshtypjen se,në përgjithësi,kjo lloj dikotomie lind më së shumti si një problem akustik.I cili më tepër se mes standardes dhe gegnishtes provokohet mes vetë nëntrajtave të gegnishtes.Unë fjala vjen,për shkaqe jo vetëm të fonetikës akustike,gegnishten e Shkodrës arrij t’a shijoj.Ka muzikalitet aty.Nuk mund të them njësoj për gegnishten tjetër.Kështu që,duke mos pasur një gegnishte standard parapëlqej standardin pa gegnishte.

6-Shqipëri etnike, apo kështu si jemi mjafton?

Pikpamja ime tingëllon si “antipatriotike” po t’a krahasosh me patriotët në modë që besojnë se,duke qenë bashkë jemi më të fortë.Ata mendojnë se, do të jemi më të fortë duke pasur vetëm një shtet shqiptar.Unë besoj se,brenda kontekstit globalizues,mund të jemi më imponues duke pasur shqiptarë në shumë shtete.Ata i konceptojnë kufijtë  mes shqiptarëve si kufizim,unë i konceptoj si mundësi.Ata i konceptojnë pasaportat e ndryshme si dokument identitar,unë i konceptoj si dokument identifikimi.Për ata fakti që shqiptarët jetojnë në pesë shtete është anomali,për mua është konvencion.

7-A ka një rrezik neo-otoman për Shqipërinë?

Do të isha thellësisht hipokrit nëse do thosha se,nuk n’a vërtitet mbi kokë një hije neo-otomane.Më zë frika prej invazionit kulturor: “yxhym” telenovelash,videoklipesh,manierash,miqësish…Pastaj,kur dëgjoj kryeministrin të thotë se “…shqiptarët kanë gjak të përzier turk ndër deje…” atëhere tmerrohem.Dreq o punë,unë për gjakun tim kam pasur një përshtypje tjetër…

8-A ka patur një rrezik anglo-amerikan për Shqipërinë?

Mbase tragjedia jonë 45 vjeçare ndodhi ngaqë nuk pati një rrezik të tillë.

9-Si do i përshkruanit gjurmët në histori të Ahmet Zogut, Enver Hoxhës, Sali Berishës…

Ahmet Zogu u përpoq të ndërtonte Shqipërinë që i duhej shqiptarëve;

Enver Hoxha ndërtoi Shqipërinë që i duhej atij;

Sali Berisha është duke ndërtuar…

10-Ballist, i Legalitetit, partizan apo asnjanës?

Asnjëanës kurrë.Ishte kohë lufte dhe nuk do pranoja dot të mos kisha armiq.

11-Kriza ekonomike e ka luhatur kapitalizmin. A është ky një rend tashmë i tejkaluar dhe duhet parë përtej tij, apo është thjesht në një fazë rigjeneruese?

Kanë që prej 1867 me Kapitalin që dërdëllisin përrallën se rendi kapitalist është tejkaluar.Njësoj folën edhe në depresionin e madh të 1873,edhe me atë të 1929,edhe në krizën e tregjeve financiare të 1997-98,edhe për krizën e 2008 që kapitalizmi vijon t’a përballojë edhe më 2012. “Po vdesë” -thoshin. Edhe mund të vdesë por,rendi i ri që do të lindë,është i detyruar t’i ngjajë aq shumë atij të mëparshmit sa do jetë krejt e pamundur të kuptosh ndryshimin.

12-Në rrafsh simbolik, si do e shpjegonit Hamza Kastriotin?

Tek askush tradhtia nuk do të lexohej aq qartë që në emër.

13-Po Mbretëreshën Geraldinë?

Rrezja e shpresës për Shqipërinë estetike kundër Shqipërisë së ferexhesë

14-Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Besa?

E kuptoj që nga nxitimi e filloni numërimin nga nr.2. Nuk ka problem.Flamurtari.

15-Homoseksualizmi; devijim, sëmundje, zgjedhje apo destin biologjik?

Besoj se,nuk është asnjëra prej këtyre.Përtej spekulimeve dhe padijes,homoseksualizmi është një identitet seksual.I vetmi korrektim konceptual që duhet bërë lidhet me nëndarjen mes atyre që homoseksualizmin e kanë si një pulsion të brendshëm dhe atyre që e kanë si përzgjedhje të diktuar nga një rrethanë.Këta të dytët nuk do t’i klasifikoja si të tillë.E rëndësishme është të korrigjohen përjetimet sociale që e trajtojnë homoseksualizmin ose si shprishje të rendit natyror,ose si agresion moral.

16-Nëse do i përballnit si simbole fetare, historike, sociale por edhe kulturore, cili ka ndikuar më shumë historinë e njerëzimit, Krishti apo Muhameti?

Jam dyshues ndaj kësaj qasje në terma kaq makro.Që do të thotë se,nuk besoj në impaktin e tyre në “historinë e njerëzimit”.Të dy kanë ndikuar por,në një gjeografi të kufizuar,brenda historisë së qytetrimeve të cilëve u përkasin.

17-Bestytnitë; i njihni, i sundoni apo u sundojnë?

Numri i pyetjes dhe përmbajtja janë identike.Këtij i thonë ters absolut!Refuzoj t’i përgjigjem!

18-Si do e përkufizonit Haxhi Qamilin?

Një derr që muslimanizmi obskurantist e konsumoi pa hezitim si mish… për top.

19-A është Gjergj Kastrioti mishërimi i pragmatizmit dhe njëkohësisht indiferencës fetare të shqiptarëve?

Varet sesi i qasesh figurës së tij. Jam i prirur të besoj se,Gjergj Kastrioti ngelet nyja referenciale jo vetëm e identitetit nacional por,edhe e identitetit tonë religjioz.E në fakt,megjithë apostazinë e dhunshme apo denatyrimin religjioz kolektiv,shqiptarët asnjëherë nuk e quajtën heroin e tyre vetëm Skënderbe.Vijuan që,më së pari, t’a thërrisnin me emrin e pagëzimit:Gjergj.

20-‘Mbahu nëno mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë’…premtim romantik apo përshkruese e rolit të Diasporës në jetën e Shqipërisë?

Nuk e di.Ka shumë mundësi të ketë qenë romantik si premtim perderisa nuk u mbajt ndonjëherë.Kam përshtypjen se “djemtë” kërkonin t’i jepnin nënës jo kurajon e tyre por të Amerikës.Ndoshta ngaqë vetë nuk kishin…

21-Feja e shqiptarit është shqiptaria! A është një kredo e tejkaluar?

Jo,nuk them se është e tejkaluar.Thjeshtë,për momentin nuk n’a hyn në punë.

22- Për këtë diell!, Për ideal të Partisë! Për nder të familjes; Për Shqipëri apo, për Zotin?

Shiko,në gjithë renditjen tuaj të krijohet ideja e subliminales.Në fakt,betimi nuk ka të bëjë me atë që për ne është sublime.Eshtë vetëm një moment pedagogjik.Ne betohemi jo për të shpallur atë që kemi të shenjtë por,për të bindur tjetrin në sinqeritetin e asaj që themi.Mirëpo ka rrezik që,veç dyshimit në sinqeritetin e asaj që themi, tjetri të dyshoj edhe në sinqeritetin e sublimes sonë.Kështu që,ia vlen më mirë të mos ia dyfishojmë dyshimin…

23-Tradita dhe folklori shqiptar njohin pritën dhe jo duelin. Pse?

E kam menduar disa herë këtë gjë dhe çdo interpretim më është dukur i kufizuar.Ndoshta mund të jetë çështje përkatësie qytetrimesh.Dueli ka qenë gjermanik,italian,francez,anglez.Përkatësia jonë ka qenë tjetër.

24-A është Kanuni teksti më pak i lexuar dhe më shumë i ‘interpretuar’ ndër shqiptarë?

Edhe unë besoj kështu.Kanuni është njëra prej alibive më të mëdha të shqiptarëve.I janë shmangur leximit në mënyrë që të kishin dorë të lirë më pas në interpretimin e tij.Mirëpo,fatkeqësisht,jo rrallë e kanë interpretuar duke e shkelur.Madje qëllimisht.

25-A keni menduar ndonjëherë ‘ky vend nuk bëhet’?

Kam njëzet vjetë që e mendoj.Dhe si për “inatin” tim ai vazhdon të bëhet.Ashtu ngadalë…Jam i bindur se kjo më ndodh për shkak të konfliktit të pazgjidhshëm mes fantazisë dhe realitetit.Nuk do heqë dorë prej fantazisë.

26-Kur dëgjoni ‘o sa mirë me qenë shqiptar!’ sikletoseni apo rrëqetheni?

As nuk sikletosem dhe as rënqethem.Ndoshta më përzihet.Por, jo nga vargu.Më së shumti nga një soj “aktorësh” që e recitojnë eskluzivisht për mendje të mpira.Njoh disa prej tyre që e ofrojnë paketë të plotë me Himnin Kombëtar.

27-A është Europa një Euroutopi?

Mundet.Por,ne shqiptarët kemi nevojë për këtë lloj utopie.Cfarë tjetër ,më shumë se kjo, mund të n’a frymëzojë për t’i dhënë kuptim egzistencës sonë nacionale?

28-C’do të thotë për ju ‘e djathtë’ dhe, a ekziston e djathta shqiptare?

E djathtë do të thotë shumë gjëra:do të thotë të denoncosh dekadencën e miteve racionaliste,materialiste,tiraninë e masave,revolucionin.Do të thotë të refuzosh monstruozitetin e mbreterisë së sasisë dhe përqafosh spiritualitetin cilësor aristokratik.Do të thotë që të administrosh përmes rregullit të lirisë dhe jo anasjelltas.

Sa për pjesën e dytë të pyetjes suaj,besoj se,ndonëse është një specie në zhdukje, në Shqipëri egziston arketipi i individit të djathtë por jam skeptik rreth egzistencës së strukturës,mirëfilli të dhjathtë.Këtu kemi nënvariante të së djathtës teorike të cilat, diku janë më pranë saj e diku janë surrogato të saj.

29-A shihni vazhdimësi të PPSH në PSSH?

Eshtë e pamundur të mos shikoj gjurmë.Vetë socialistët do t’a kishin të pamundur.Mjafton fakti që,si arsye e ndryshimit të tyre ishte frika e shkatërrimit dhe jo vetëdija evolutive, për t’a pohuar këtë.Sidoqoftë,sinqerisht besoj se, pas 20 vjetësh mund të deklarohet që,socialistët e kanë përfunduar përgjithësisht me sukses transfuzionin ideologjik.Nuk mund të them të njëtën gjë për superstrukturën.Organi zyrtar i propagandës së saj është identik dhe jo vetëm në emër;ka personazhe të vijës së parë që janë,në një farë mënyre,kordoni ombelikal i PPSH-së;tek-tuk ndesh prirje kulturore që dëshmojnë një lloj konkubinati të heshtur me të shkuarën. Megjithatë,në një gjykim pa pretekste,socialistët shqiptarë qëndrojnë pa asnjë kompleks brenda socialdemokracisë moderne.

30- 1913, 1939, 1944, 1997…cilin do konsideronit ‘Vit të mbrapshtë’?

E kam shumë të vështirë të “zgjedh” vetëm njërin prej këtyre.Gjykuar prej fatalitetit dhe shtrirrjes në kohë  më duhet të përzgjedh dy:1913 dhe 1944.Fatalisht të mbrapshtë jo vetëm pse ishte e pamundur t’i ndalnim të vetëm por edhe pse, ishte e pamundur t’i ndreqnim të vetëm.

31- Ka një alarm rreth ekzistencës së shtypit të shkruar. A do dhe si mund të mbijetojë?

Këtu duhet sqaruar nëse flitet për egzistencën e kartës së shkruar apo shtypit të shkruar.E para,mendoj,se gradualisht do t’i nënshtrohet ritmit të emigrimit të lexuesit nga karta tek multimedialiteti.I dyti nuk ka nevojë t’i bëjmë një prognozë për shkak se në rendin hierarkik vendi i tij në të ardhmen është i qartë.Por nuk besoj se do të përjetojmë një transformim traumatik.Karta e shkruar do të vijojë të egzistojë edhe për shumë vite.Problemi është se egzistenca e saj do të vështirësohet për shkak të një bashkëjetese të pabarabartë me ëeb-in.Kjo do të imponojë korrektime konceptuale të thella dhe një orientim të saj drejt opinionit,analizës,interpretimit.Thënë ndryshe,mendoj se do të shkojmë drejt shtypit të lajmit dhe shtypit të refleksionit.

 

32-Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur të bëni dhe kujt?

Ka diçka prej lamtumire kjo pyetje.Jam shumë i ri për t’i dhënë një përgjigje.

33-Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur t’ju bëjnë?

Atë për të cilën do të kisha një përgjigje.

Kujdes. Të gjitha të drejtat e këtij shkrimi janë të rezervuara nga Mapo dhe mapo.al. Ripublikimi i tij i pjesshëm apo i plotë është i ndaluar pa leje me shkrim nga Mapo. Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në mapo.al

Postoje në:

42 komente për PYETËSORI 33/ Shqipëria, ky vend që prej 20 vjetësh bëhet… për ‘inatin’ tim

  1. franco

    12/07/2012 at 4:29 pm

    E vertete shqiperia vetem te keq pati nga 1944. Me pelqeu e vertete.qe ne shqiptaret jemi per priten jo duelin,cdo dite e konfirmojme kete.

  2. Kastraveci Alpin

    15/07/2012 at 11:30 pm

    Nese dikush mendon ose aq me keq perpiqet te na mbushe mendjen qe Shqiperia u be vend i lire ne 1944 gabon pasi ajo ra ne zgjedhen e pjeses me te erret te shtetasve te saj.Ate qe u beri Shqiperis dhe Shqiptareve komunizmi nuk ja ka bere dhe nuk do te kujtohej asnje i huaj.Diskutimi per 28 a 29 nentorit eshte thjesht nje perpjekje e mjere e komunisteve per tu larguar mendjen Shqiptareve nga ajo qe ka ndodhur.Por gabohen rend pasi bemat e komunizmit ne Shqiperi jane shkruar ne sasi dhe cilesi ne ate menyre sa nuk mund te harrohet kurre.

  3. nirvana

    16/07/2012 at 5:13 pm

    intervista e vecante,analisti teper i mencur. Urime Arjan Vasjarit qe eshte teper fisnik si ne pene dhe kur e degjojme dhe shikojme ne studiot televizive.
    Mapos i bejne vlere pena te tilla.

  4. Anesti

    17/07/2012 at 9:59 am

    “kam pasur nje pershtypje tjeter per gjakun tim”.hahhahahahahaha,fantastike.Po edhe per te qare per kryeministrin qe thote se kemi gjak turk.Une ashtu si z.Vasjari kam gjak shqiptar evropian.

    • ermal

      19/07/2012 at 7:57 am

      Eshte tjeter gje identiteti i nje kombi qe bazohet ne gjuhen,tradita e vendndodhjen teritoriale, e tjeter gje “perzjerja e gjakut”.
      Me levizjet e popullsive mbrenda Evropes apo sllaveve por edhe nga Azia e larget (mongolet), lufterat e pushtimet e gjata, perandorite qindra vjecare, nuk ka asnje komb ne Evrope qe mund te pretendoje per “gjak te paster”. “Gjaku i paster arian” ishte nje nga marrezite e Hitlerit qe i solli Evropes me miliona viktima.
      Te pretendosh per “gjak te paster” te popujve te Evropes se antikitetit apo mesjetes,aq me te per te Ballkanit, pa kufij te percaktuar shtetesh, eshte njelloj sikur te pretendosh per “gjak te paster” te kombit te sotem amerikan qe ka ne perberje njerez nga te gjitha kontinentet.

  5. ermal

    19/07/2012 at 6:40 am

    Per pyetjet e formuluara jo plotesisht korrekte, une do te kisha keto pergjigje.
    1. Nuk mund te quhet dite Clirimi zevendesimi i nje pushtuesi te huaj per kater vjet, me nje pushtues mizor vendas 47 vjet.
    2- Pushtuesi i fundit.
    …….
    5- Pyetje e formuluar jo drejte. Me sakte duhej te thuhej: A duhet qe ne gjuhen standarde te perfshihet me elemente te saj me vlera gjuhesore edhe gegnishtja e folur nga 2/3 e shqiptareve ?

    7- Pas rrezikut neo-sllav e neo-grek, rreziku te cilit nuk po i ikim akoma pas 22 vjetesh, eshte rreziku neo-komunist.
    …..
    15- Me se paku, vlere njerezore nuk ka pse te quhet.
    …..
    28- Historia provoi qe sistemet shteterore nje partiake te djathta apo te majta ekstreme , kane deshtuar
    ……

    • ermal

      19/07/2012 at 11:44 am

      Une sigurisht qe nuk jam “analisti” Vasjari, por thjeshte nje lexues. Nuk e paskam te drejten edhe une te them mendimin tim ?

  6. Ibrahim

    19/07/2012 at 6:20 pm

    Une mendoj se shqiperia ende nul eshte qliruar ngase edhe sot kemi n jerz si ruqi,dokle,rama dhe bij tjer komuniste qe marrin peng vendin duke bllokuar ligje.dhe e dyta ku eshte kosova,shkupi etj qamet duhet te kthehen ne vatrat e tyre a nuk esht ky okupim.

  7. Gjergji

    20/07/2012 at 8:36 am

    Intervisten nuk e komentoj se nuk kam cfare ti shtoj asnje presje.Po me duket se tipi i komentuesit Ermal nuk eshte i afte per intervista te ktij niveli.Te lexoj intervistat e futbollistve,ose te kengetareve amatore te tallavase.Ato i kupton pa problem.Hajt tung

  8. pirati

    26/07/2012 at 10:16 am

    Ne ate vend ku flitet me shume per” Besen”,aty ajo mungon…Prita eshte reflektim i nje karakteri te dobet dhe qe eshte i ndergjegjshem qe nuk ka te drejte ne veprimin qe ben…Dueli tregon burreri dhe reflekton”drejtesi”nga te dy palet,por qe vetem njera pale mund ta kete…

  9. Alida

    26/07/2012 at 1:10 pm

    10 me yll.