Blerina Hoxha
Europa e ka klasifikuar zyrtarisht këtë vit Shqipërinë si një nga vendet më të varfra të kontinentit, duke lënë pas vetëm Bosnje-Hercegovinën në të ardhurat për frymë dhe e fundit në Europë për shpenzimet për frymë. Përllogaritja është bëtë publike nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat, bazuar në shifrat e vitit 2011. Duke llogaritur me 100 për qind
mesataren europiane të të ardhurave për frymë, Eurostat ka listuar të gjitha vendet që kanë nivel mbi këtë mesatare dhe ato nën këtë mesatare. Kështu në raport me mesataren e mirëqenies në Europë, vendi më i pasur për këtë vit renditet Luksemburgu, i cili ka të ardhura për frymë sa 270 për qind e mesatares së Europës. Ndërsa më të varfrat janë Shqipëria dhe Bosnja, me të ardhura për frymë sa 31 dhe 29 për qind e mesatares së Europës. Por Shqipëria renditet e fundit në kontinent për sa i përket indeksit të konsumit për frymë, që sipas Eurostatit pasqyron në mënyrë më të saktë nivelin e mirëqenies së familjeve. Sipas këtij indeksi, individët në Shqipëri konsumojnë më pak se çdo vend tjetër, vetëm 35 % e mesatares së Europës. Madje edhe Bosnja, pavarësisht se në treguesit e të ardhurave është pas Shqipërisë, qytetarët e saj konsumojnë 1 për qind më shumë se shqiptarët.
Në vend të tretë për nga varfëria këtë vit radhiten edhe serbët, të cilët kanë të ardhura për frymë sa 35 për qind e mesatares së Europës. Harta e mirëqenies ka rezultuar ekstreme edhe për vetë vendet anëtare të Eurozonës, ku diferencat janë 45 për qind deri në 270 për qind e mesatares së Europës. Luksemburgu kryeson me një diferencë shumë të lartë, gati dy herë nga mesatarja, raporton Eurostat. Ndërsa vende të tjera të Europës si Holanda, Danimarka, Suedia, Irlanda, Austria, kanë të ardhura për frymë 20-30 për qind më të larta se mesatarja e Europës. Por institucionet financiare ndërkombëtare e konsiderojnë rritjen e Shqipërisë në dy dekadat e fundit si një histori suksesi, ku Banka Botërore në një raport zyrtar të saj ka vlerësuar se Shqipëria ka patur rritje të shpejtë ekonomike dhe ndryshime madhore sociale gjatë dekadës së fundit. “E konsideruar dikur si vendi më i varfër i kontinentit, Shqipëria është kthyer në një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë, duke gëzuar një rritje ekonomike reale vjetore prej rreth 6 për qind gjatë dekadës së fundit”, – vlerëson Banka Botërore. Aktualisht, me një PBB 4 mijë USD për kokë, Shqipëria është një vend me të ardhura të mesme-të vogla, dhe është pranuar për huatë e IDA-s në mesin e vitit 2008. Sipas Bankës, rritja e shpejtë e PBB është shoqëruar nga një ulje po aq mbresëlënëse në nivelin e varfërisë. Thuajse gjysma e të varfërve shqiptarë kanë dalë nga kjo gjendje midis viteve 2002 dhe 2008. Numri i të varfërve është ulur nga 25.4 për qind në 2002, në 12.4 për qind në 2008-ën, ndërkohë që varfëria ekstreme është shumë e ulët, poshtë nivelit 2 %. Përveç rritjes së shpejtë ekonomike, rritjet domethënëse në nivelin e pagave publike dhe private dhe në atë të pensioneve kanë qenë kontribuuese në zvogëlimin e varfërisë.
Shqipëria renditet e fundit në kontinent për sa i përket indeksit të konsumit për frymë, që sipas Eurostat, pasqyron në mënyrë më të saktë nivelin e mirëqenies së familjeve. Sipas këtij indeksi, individët në Shqipëri konsumojnë më pak se çdo vend tjetër, vetëm 35 % e mesatares së Europës.
Vendet Të ardhurat për frymë Shpenzimet për frymë
Mesatarja e 100 100
Vendet e Euros (17)5 108 107
Luksemburgu 274 150
Holanda 131 113
Austria 129 117
Irlanda 127 100
Suedia 126 115
Danimarka 125 113
Gjermania 120 119
Belgjika 118 111
Finlanda 116 112
Britania e Madhe 108 118
Franca 107 112
Italia 101 102
Spanja 99 94
Qipro 92 95
Sllovenia 84 81
Malta 83 83
Greqia 82 94
Çekia 80 70
Portugalia 77 82
Sllovakia 73 70
Estonia 67 57
Hungaria 66 61
Polonia 65 70
Lituania 62 66
Letonia 58 56
Rumania 49 47
Bullgaria 45 44
Norvegjia 189 138
Zvicra 151 125
Islanda 110 107
Kroacia 61 56
Turqia 52 58
Mali i Zi 43 53
Maqedonia 36 41
Serbia 35 44
Albania 31 34
Bosnja 29 35
Lion
22/06/2012 at 11:30 am
Si ka mundesi te jemi kaq poshte? A e di valle Saliu kete gjendje? Mendoj se jo, se po ta dinte, po ta dinte do te merrte masa dhe do ta ni nxirrte para Gjermanise. Uroj ta beje me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise!
NUNUJA
22/06/2012 at 11:09 pm
“Te marsha te keqen O Sali! Po ne te duam shume o derman.Jemi mesuar te te degjojme ter diten ne televizion e ne cdo stacion dhe na je ber si i shtepise o shpirti i motres.Po te them i motres se me duket se jemi te nje verse (moshe).Pastaj jemi dhe tanet se me sa me ka then nipi ju jeni ber dhe vellezer.Ke folue e folur per gjithe ato suksese.Na ke rritur pensionin,rrogat.Ekonomia eshte e para ne Europe,sa ja kemi kaluar dhe asaj te nemures Gjremani.PO keshtu uje boll,dritat nuk ikin kurre vetem me jave,universitetet me shumice,madje e merr dipllomen edhe duke denjur ne shtepi.Po te duash tituj si Master,doktor shkencash ta dergojne edhe nga jashte.Sa e sa te mira…..! PO ato studimet e EUROPES pse na xierin vedin me te varfer? J a e shikon te keqen motra qe paskemi dhe armiq te jashtem ,pa armikun e brendshem qe nuk do te miren e shqiperise e dim.Eshte ai derbylluri EDI RAMA.Kishte te drejte nipi im qe tha me sulmuan armiqte e jashtem e te brendshem. Ta thote motra ty e kane nga zilia.Hic mos u bej merak shiko hallin tend e te shtepise.TU befte motra ,mos ma ler vetem nipin se te do tamam si vella,epo ben gjithe ato sakrifica per kete popull qe ju e kini te parin”