“Diç është kalbur në Shtetin shqipëtar”

Ardian Ndreca

Tashma pothuejse i gjithë vendi ynë ka marrë nji ngjyrë të vetme politike. Kudo ku ka vendimmarrje kemi nji parti, nji klan, nji fill të shumëfishtë interesash, kudo ku ka mundësi për përfitime të paligjshme e të ligjshme kemi të njejtat fytyra që puthen, ofrohen, përbetohen apo kërcënojnë me sms, telefonata, arrestime, shpifje, favore.
“Diç është kalbur në Shtetin shqipëtar” – shkruente Konica te Dielli me 27 maj 1924, e me sa duket ajo kalbsinë po na ndjek edhe në ketë 100-vjetor.
Këto ditë së bashku me ndërkombtarët qemë të pranishëm në nji prej teatrove ma absurd e të neveritshëm qysh prej ramjes së komunizmit.
Në nji anë vërenim paroksizmin e nanoizmin që lëshonte bomba tymçe sa andej këtej. Nanoja, i cili e tregoi se asht njeri pa parti dhe pa parime, kujtoi për disa ditë se ishte Harry Potter i politikës shqiptare. Nga nji anë ai u rrejt prej fjalëve të Berishës dhe Metës, në anën tjetër ai drejtohej prej nji egoje që e kalon disa herë sipërfaqen e mundësive të tij reale. Ditët e fundit të Nanos ishin ditët e fundit të nji kllouni që premtonte numra të rinj në nji cirk pa spektatorë.
Në krahun tjetër ndoqëm bisedimet e koalicionit qeverisës me Edi Ramën, i cili ketë radhë nuk ra në lakun e Berishës, por i qëndroi deri në fund udhëzimit të BE-së që kërkonte president konsensual.
Në anën tjetër për disa ditë vijoi tallja me nji gjykatës profesionist si Zaganjori, i cili ishte caktue si kandidat për president, por nuk paraqitej prej koalicionit në Kuvend. Edhe ai u përdor pa mëshirë prej Berishës dhe Metës. Gjykatësi anamalas ma në fund u tërhoq, pse e kuptoi lojën e ndytë që po bahej me emnin e tij.
Njiherë e nji kohë Fuqitë e Mëdha kur donin me ushtrue presion ndaj nji qeverie dërgonin luftanijet e tyne përpara porteve për me demonstrue forcën. Në ditët tona kjo detyrë u takon ambasadorëve të akredituem, si edhe figurave si ajo e Štefan Füle-s, komisar për zgjanimin dhe politikën e BE-së apo drejtorit të përgjithshëm Stefano Sannino.
Të gjithë u aktivizuen në kohë, por fjala e tyne ra në vesh të shurdhët. Për Berishën dhe Metën u pa qartë se kishte ma tepër randësi marrja e postit presidencial sesa ftesa për statusin e kandidatit.
Ndërkaq Berisha në takimin e fundit për gjetjen e nji figure konsensuale nxori nga fondi i tij i artë emnin e Artan Hoxhës, i njohun kryesisht si analist, pra si njeri që jep opinione në programe televizive. Por kjo s’asht e gjitha, Artan Hoxha kishte edhe aktivitete të tjera, të cilat gjykoheshin prej Berishës dhe Metës si kontribute të shkëlqyeshme e madhore në ecjen para të vendit në këto vite.
Po në atë takim Edi Rama hodhi propozimin e Kadaresë për zgjedhjen e nji gjenerali të Forcave të Armatosuna, po menjiherë Patozi – si intelektual i shquem që asht – kundërshtoi idenë e Kadaresë si diçka të papërshtatshme, po ashtu bane edhe Berisha me Metën.
Të dy këta preferuen për meritat e tij Artan Hoxhën, i cili siç do të bahej e dijtun mbas pak orësh kishte qenë i sinjalizuem qysh në kohën e kryeministrit Aleksandër Meksi si bashkëpuntor i Sigurimit.
Presidenti i Republikës në optikën e Berishës dhe Metës asht vetëm nji instrument, dhe nji instrument mund të përdoret ma së miri vetëm nesë ka dobësi të shprehuna apo cene dhe kleçka të mshehta. Nishani në ketë drejtim i ka të gjitha mundësitë me qenë nji president i mirë.
Asht për t’u shenjue se prej PD-së nuk doli asnji za i vetëm kundër procedurës që ndoqi kreu i saj i kushtëzuem prej atij të LSI-së. Po të kërkojmë ndër bankat ku ulet kryesia e PD-së do ta kemi tejet të vështirë me gjetë ndonji personalitet të fortë, ndërsa përtokë mund të gjejmë mjaft personalitete të humbuna që s’u del kush për zot.
Besoj se data 11 qershor 2012 do të hyjë në historinë e shtetit shqiptar si nji datë e turpshme.
Kronika e atyne orëve ishte thellësisht neveritëse.
Kandidati i shpallun solemnisht Artan Hoxha tërhiqej në çastin e fundit. Kandidati i vetëshpallun Nano hidhej përpjetë si peshku në zall. In extremis nji i tretë, Nishani, zgjidhej president me votat e partisë e vet, të nji konsorciumi aferash siç asht LSI-ja dhe të nji grupimi sharlatan si ai i Idrizit. Për ketë të fundit, jam i bindun se ka ma shumë mundësi që të ringjallet nesër prej vorrit Akil këmbëshpejti sesa çamët të marrin pronat e tyne falë pulatikës së Idriz efendisë.
Berisha në sallën e Parlamentit u paraqit i rrethuem prej grave të partisë së tij, njilloj si dikur Enver Hoxha që rrethohej me mjelëse të dallueme, me kryetare kooperativash e me aksioniste që kryenin disa norma rresht. Me gjithë dekorin larushan, ai dukej mjaft i lodhun dhe i ramë, gja që ka ndikue shumë në figurën e dobtë që bani këto ditë. Me siguri ndërkombtarët tashti po mendojnë nëse Lulzim Basha do të jetë në gjendje nji të nesërme me mbajt frenat e PD-së në dorë, tue e dijtë se sa shumë anmiqsina dhe rivalitete ka mbrenda saj! Ndoshta ajo e neserme do të ishte mirë të ishte sot.
Të parat që do ta kuptojnë se i jemi largue ndjeshëm Europës do të jenë kompanitë ajrore, të cilat do t’i rrisin çmimet e biletave për t’iu përshtatë distancës së re.
Shkruente Konica në maj të vitit 1924: “Kalbësira është aq’ e fortë sa bota e qytetëruar ka nisur të vërë duart në hundë. S’ka në Shqipëri ca njerës të zotët t’i fshijnë qelbësirat dhe t’a qërojnë erën, para se të jetë tepër von?”
Ndoshta edhe ka, por ndërkaq nji pjesë e madhe asht tue u mësue e madje po na i pëlqen era e qelbsinës për të cilën shkruente i paperëndueshmi Konica.

 

Kujdes. Të gjitha të drejtat e këtij shkrimi janë të rezervuara nga Mapo dhe mapo.al. Ripublikimi i tij i pjesshëm apo i plotë është i ndaluar pa leje me shkrim nga Mapo. Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në mapo.al

Postoje në:

26 komente për “Diç është kalbur në Shtetin shqipëtar”

  1. vera

    13/06/2012 at 4:58 pm

    Shkrimi me pelqeu, pak randesi ka se militantet e komenteve akuzojne per militantizem Ndrecen…

    @Kolin çun Tirone : kur thoni se Rama nuk e mbeshteti Sander LLeshin se perndryshe do kishte kerku 20 firmat, kjo nuk esht e sakte, se para se te kerkonte Rama firmat, kandidatura u bllokua nga PD. Pra ashtu sikurse PS kishte blloku perpara kandidaturen e Topallit dhe PD nuk e prezantoi, ashtu dhe PD bllokoi Sander Lleshin, qe PS nuk prezantoi.

    Tashi loja qe u be, qe me te vertete e neveritshme, dhe kete askush nuk mund t’a mohoje. Pra thelbi i artikullit, paçka se i ilustrum me fakte qe nuk i pelqejne te gjitheve, mbetet i vertete. Me zgjedhjen e Nishanit ne u larguam nga Europa, dhe prap treguam se nuk jemi zot ne shtepine tone.

  2. armir

    13/06/2012 at 9:55 pm

    ndoshta me u pa marr ti me politike na e kishe shndrit at vend,kshtu qi shko e shkruju te levizja e re e nanos ose ose ma mire rri me ramen se ndoshta prejmend te del ndaj gja ne drit e kshtu na shndrit edhe neve se jene ne nji erresine te madhe….tlumit na qi te kena. per mu ti nuk jeton ktu ne ket vend se nuk asht e mujtun qi ti shkrun me njaq smire per gra te nderume e te respektume ,nuk e di prej ku te del ky inat qi te ka kriju komplekse …..sidoqofte ban mir me e ble shpejt njat bilet per europe se pa te shtrejtohen se edhe gomonet i kena hek tesh…e sdi si kishe me ja ba ose provo ne greqi se aty mundesh me shku edhe ne kamb G…….r

  3. Malesori

    14/06/2012 at 6:37 am

    …perderi sa u djeg kaqe shume ky shkrim d.m.th-ne qe e ke vu piken mbi “i” z. Ndreca !

  4. drini

    14/06/2012 at 7:13 am

    NDREC, ANTARSOHU NE PS HAPUR LERI LLOGJET.

  5. drini

    14/06/2012 at 7:14 am

    Ermal, te lumte penda.

  6. drini

    14/06/2012 at 9:31 am

    nuk na djeg o malsor por mendojme gjysherit e malsoreve e te ketij ndreces qe u perdhunuan nga batalionet e ndjekjes dikur e tani ndreca me tom doshin e me ty o malsor po i qajn hallin bijve te atyre batalioneve te ndjekjes e nipave te tyre se nuk po fitojne aq shum miliona sa do deshen. se hall tjeter nuk kan socialistet tan specialista o malsori i partise.

  7. genti

    14/06/2012 at 10:31 am

    zoti ndreca, te shkruash ne gegenisht nuk te ben domosdoshmerisht burre te mencur. te uroj per perjekjet qe po ben per t’u integruar ne jeten normale.

    • Robi

      15/06/2012 at 6:19 am

      E veteta ka vetem nje gjuhe;Te VERTETEN! Tjeter pune se ju berishisteve nuk ju pelqen,sepse jeni mesuar me te “vertetat”(marrinat)e Sales.

  8. lungara limaj

    14/06/2012 at 4:38 pm

    pavaresisht formes te te shkruajturit qe profesorit te dhuhes shqipe gentit i ka bere pershtypje opinionet e zotit ndreca jane realedhe nje apel i forte per cdo shqipetar;mos u ambjentoni me qelbesiren dhe te keqen se duhe shume kohe te cambientohemi

  9. malko durmishi

    17/06/2012 at 3:30 pm

    Pika me e dobet e vendit tone,jane gazetaret,ose me mire ata qe e mbajne veten per gazetare.Mjere ky popull nga pret te marre ndonje mendim.
    Sa per kete shkrim do shkruaja.
    Perseri supe.po kemi nje jave qe po hame tre here dita kete gjelle.

  10. malko durmishi

    17/06/2012 at 5:58 pm

    presidenti u zgjodh tani te fillojme te diskutojme per kete qe kemi jo si e vume.Ajo eshte pune e mbaruar qe nuk behet me,lusim Zotin qe ky president te jete i ndershem dhe punetor sic ka qene deri tani ne punet qe ka bere