Doktori

Edison Ypi

Një vend ku ka Romeo & Xhulieta që varin veten njëri pas tjetrit në degë të lisit, nuk mund të jetë një vend i çfarëdoshëm. Një vend i tillë është një vend i lartë. Madje tepër i lartë. Për të cilin, e pakta që mund të thuhet, është se punët nuk i ka keq.

Nuk i ka keq punët ky lloj vendi, por nuk janë të këtij mendimi një numër zagarësh të po këtij vendi, të cilët, për gjithçka, nga kruajtja e fundshpinës, alergjitë e pranverës, e deri te marrëdhëniet e mira apo të këqija me Kinën, bëjnë fajtor Doktorin.

Cilin Doktor?

Doktorin tonë, pra. Doktorin më të çuditshëm që ka parë Bota. Doktorin të cilit prej njëzet e kusur vjetësh zagarët i thonë largohu, ai afrohet. I thonë ik, ai vjen. I thonë eja, ai ikën. I thonë rri, ai punon. I thonë hesht, ai flet. I thonë sëmuru, ai forcohet. I thonë humb, ai fiton. I thonë ndal, ai vrapon. I thonë zvarritu, ai fluturon.

Sjellja e kritikuesve zagarë të Doktorit tonë, përçartjet e tyre përgojuese prej halabakësh rrugësh, kjo marrëdhënie e pazakontë prej babai pasionant dhe kopili grindavec, me të drejtë të sjell ndërmend proverbin me shqiptarin që s’të bën për babi po s’ia dashurove mamin. Dhe, në fakt, Doktori atë po bën.

Për më tepër që Doktori ynë është namuzqar me nam, dhe jo ndonjë dashuror i madh, zor të besohet t’ua ketë dashuruar mamin të gjithë llomotitësve. Jo për ndonjë arsye të mistershme. Thjesht sepse, për shkak të punëve të shumta, Doktorit nuk i del koha ta kryejë si duhet detyrën, t’ua dashurojë mamin të gjithë zagarëve, i vetmi problem ky që Doktori s’e zgjidh dot.

Dhe është pikërisht ky problem, apo kjo mungesë ngeje dhe kohe e Doktorit, që më ka vënë mua në një situatë sa të vështirë, delikate dhe paradoksale. Që unë, adhuruesi i kahershëm i Doktorit, si i tillë do desha hera-herës t’i bëja Doktorit ndonjë vërejtje korrektuese. Por nuk mundem. S’më lënë radhë kopilat. Të cilët nguten kush e kush ta dërgojë i pari mamin që t’ia vizitojë dhe dashurojë Doktori.

Dhe ky s’është i vetmi paradoks. Sepse, ndërkohë që kudo në botë halli i doktorëve është si t’u bëjnë ballë sëmundjeve të pacientëve, në Shqipëri ky problem shfaqet si dukuri e kundërt: Si hall i madh i zagarëve të sëmurë, të cilët shkak të dështimeve të tyre bëjnë atë që ato halle nuk i shkakton por i shëron, Doktorin.

Cilët janë zagarët të cilët me turinj nga luna sulmojnë, përgojojnë, thashethemnojnë, Doktorin tonë?

Të njëjtët bastardë si kurdoherë. Spurdhjakët e zyrave, organizatave dhe shoqatave, turlilloj zagarësh pordhacë dhe parazitë nga më të pështirët. Ata që nuk shkelin kurrë nëpër fshatra. Bastardët të cilëve rrugët e asfaltuara u duhen vetëm për të vajtur në plazh, për pushime, sidomos nëpër restorante. Sepse në përfytyrimin e tyre zagaror, rrugët nuk janë për punë, për kamionë dhe trailerë, por vetëm për makinat e tyre të vogla, natyrisht sa më të shtrenjta. Janë nostalgjikët e kurvit, fanatikët orëmbetur. Ish-spiunët, të cilët lëndën e parë, shqiptarët e lirë, e kanë, por u mungon impianti i përpunimit. Por kryesorët janë zëdhënësit e tyre, llomotitësit mediatikë, ata që duan, dhe ia arrijnë, të mbijetojnë përmes gënjeshtrave. Shkurt, shqiptarët më të pa sinqertë, më të pa aftë, më të patalentuar. Ata të cilëve nuk u mbahet mend asnjë fjalë, nuk u ka dalë kurrë asnjë parashikim, nuk kanë pasur asnjë sukses në asnjë “aksion” social, qytetar, politik, ekonomik, ekologjik etj.

Pas pak do zgjidhet Presidenti i ri. Si kurrë më parë, absolutisht asnjeri nuk e di cili do jetë tjetri, i ardhshmi. Nuk ka shenjë më të qartë dhe më bindëse se kjo paparashikueshmëri për të provuar definitivisht se në Shqipëri demokracia dhe pluralizmi më së fundi ekzistojnë dhe funksionojnë. Dhe jo vetëm. Sepse prej vitesh shqiptarët votojnë “në mes”. Që është sigurisht edhe kjo një dukuri entuziazmante frymëndalëse. Sigurisht që kjo megameritë i përket Sovranit. Por jo vetëm Sovranit. U përket edhe individëve që bëjnë politikën dhe pushtetin. Cili është ai individ të cilit, duke pasur bilancin më të gjatë kohor në politikë dhe pushtet në Shqipërinë post diktatoriale, i përket edhe kontributi më i madh? Doktori. Ai që nuk ia njeh Doktorit këtë meritë, le ta mësojë në këtë çast se nuk është normal, por një nga të dyja: maskara ose budalla.

Meqë jemi te qeverisja, ka një numër shpifësish dhe llomotitësish të cilët Doktori me vetëdije nuk i qeveris, domethënë nuk ua dashuron mamin. Jo sepse s’ka kohë, nge, apo energji. Se tashmë s’ka mbetur zagar shqiptar që Doktori të mos dojë dhe dijë t’ia dashurojë mamin, por sepse nuk do. I lë vet’ të llapin. Për hir të demokracisë, fjalës së lirë etj.

Megjithatë, zagarët një e dy e Doktori-Doktori.

Doktori ka simpatinë e qindra mijëra shqiptarëve, rrugaçët pëllasin Doktori-Doktori.

Doktori ka mbi 20 vite që merr gjysmat e votave të shqiptarëve, palaçot klithin Doktori-Doktori.

Doktori futi Shqipërinë në NATO, ata vazhdojnë t’i bien legenit Doktori-Doktori.

Doktori bëri të mundur udhëtimin e shqiptarëve në Europë pa viza, këta vazhdojnë avazin, Doktori-Doktori.

Nën qeverisjen e Doktorit Shqipëria i shpëtoi krizës që mbërtheu, dhe mbërthyer po e mban, gjysmën e botës, legenat s’reshtin së lehuri Doktori-Doktori.

Rrugët e Shqipërisë ishin shtigje dhish. Edhe tani që s’po mbetet rrugë pa u asfaltuar, prap’ pisat bërtasin Doktori-Doktori.

Prishtina ishte më larg se Kamçatka. Tani në Prishtine shkohet për dy orë  e gjysmë, kta Doktori-Doktori.

Ndoshta kanë të drejtë. Se s’është pak tjetri të ta dashurojë mamin.

Turlifarlloj spurdhjakësh i janë vërsulur Doktorit. Deri edhe me rrjete sociale virtuale, pra me grazhde derrash me fotografi profili me të ngrëna e të pira përpara. Kurrë mos ardhshin në vete nga këto marrëzira. Ku ka më bukur; Ata e sulmojnë me rrjeta sociale virtuale, Doktori u dashuron mamin.

Një shembull për të ilustruar flirtin e Doktorit me mamin e zagarit…

Dëgjova këto ditë në televizor një zagar të tipit Doktori-Doktori që tha se 70% e familjeve të Paskuqanit nuk paguajnë dot energjinë elektrike. Kush nuk e paguan dot energjinë elektrike, nuk duhet as ta përdorë atë energji. Dhe këtu ky muhabet mbyllet. Megjithatë, unë e bëra një sondazh në Paskuqan. Ku më doli se 90% e familjeve jetojnë në vila të reja. Që janë aq të shumta dhe aq të bukura, sa zor se Lombardia mund ta ketë ndonjë Paskuqan. Ata që jetojnë nëpër vila nuk paguajnë dot korrentin?! Bah! Thuaj pastaj që zagari nuk e ka hak që Doktori t’ia shijojë mamin.

Si ia arrin Doktori ynë t’ia shalojë mamin zagarit? Kjo pyetje, me sa duket, do mbetet një sekret profesional i Doktorit.

Vazhdo zagar. Vazhdo sajo, shpif, intrigo, kusur mos i lër Doktorit. Doktori di si të ta kalërojë mamin.

Kujdes. Të gjitha të drejtat e këtij shkrimi janë të rezervuara nga Mapo dhe mapo.al. Ripublikimi i tij i pjesshëm apo i plotë është i ndaluar pa leje me shkrim nga Mapo. Ju lutemi në çdo rast citimi apo reference nga ky tekst, shënoni linkun përkatës në mapo.al

Postoje në:

60 komente për Doktori

  1. studenti.

    16/05/2012 at 10:59 am

    Nje shkrim i llojit te vet, qe ka ne abstraktin hyres nje mesazh interesant:Nje vend ku njrezit varin veten ne dege te lisit nuk i ka punet keq, pavaresisht disa zagareve, qe kundershtojne prijesin e ketij vendi qe e udheheq.Nje autokopje ku autori dhe heroi shkrihen ne nje, perveç se tjerash duke perdorur te njejten sterotipi verbale qe i bashkon.Ne afersisht njeqint rreshta rreth dyzet e pese here perdoret fjala “doktor”.Ndaj tij ka nje zjarr dashuror, si i Romeos e Zhulietes, i thene ne fillim, qe te mban qenesisht ne shtrengim, ose vdekshmerisht ne ameshim per te qene gjithenje ne njesim ne kete vend ku jeta eshte nje flijim. Sterotipia verbale e denigrimit paraqitet ne dy plane.Ne plan te pare del karakterizimi i te gjithe kundershtareve te doktorit si zagare,pergojues,te perçartur,halabake, bastarde,spurdhiake,pordhace, parazite, te peshtire, nostalgjike te kurvit, fanatike orembetur, ish-spiune,llomotites mediatike, te paafte, te pasinqerte,te patalentuar, palaço, qe u perkasin asosacioneve tona shoqerore. Ne plan te dyte dalin vlerat kundervenese te doktorit nepermjet antitezave largohu!-afrohet,ik!-vjen,eja!-ik,hesht!-flet, semuru!-forcohet,humb!-fiton,ndal!-vrapon,zvarritu! -fluturon.Ne perfytyrim te perendive te Olimpit te cilet jetonin ne madheshtine e vesit,autori shpall si maskara ose budalla ate qe nuk njeh meriten e doktorit.Doktori “ua ben” nenen te gjitheve, por i le vete te llapin. Çfar ben doktori me nenat e ketyre horrave, autori thote se ua dashuron,ua shalon, ua kaleron, kur nuk binden per sukseset e tij me votat, NATO-n, krizen, rruget etj.Ndermjet te gjithave ç’shkruhen, dy krahasime jane intersante;Prishtina ishte larg sa Kamçatka para se te na e afronte doktori dhe nje vendbanim i begate si Paskuqani nuk gjendet as ne Lombardi?!Shkrimi ishte nje shetitje e shkurter sa per te pare autorin e doktorin qe hynin e dilnin ne “psikiatri”.

  2. abc

    16/05/2012 at 11:00 am

    Kalemxhinjte e komunizmit duken shume me te kursyer ne lavdet qe i thurnin diktatorit, se sa kjo qeni i thur nje sundimtari haxhiqamilist komunist.Dhe eshte e vertete, qe ne menyre urgjente ky duhet te kontaktoje doktorin psikiater, por me rendesen qe paraqet dhe ai pa dobi.Dhe ky shkarkim percart dhe ne kllapi tek Mapo e ndihmon vetem per momentin…

  3. hypedin

    16/05/2012 at 8:51 pm

    Ky ypi paska merdhif fare. Ja kan hyp te mjerit gjith jeten dhe nuk i del nga mendja. Do dij nonj histori qe jua ka hyp enveri. Cfar bufoni qesharak

  4. qeleshja

    17/05/2012 at 6:34 am

    Mo mirë ky që oshtë doktorr
    e le t’thon e ka fajin Sala
    se sa t’vij m’krye nji horr
    që vdes me hongër njala…!

  5. Albanian gooner

    17/05/2012 at 7:48 am

    Edison, ja edhe ca personazh te shkrimit tuaj qe bertasin doktori doktori edhe kur sju ngrihet mlyshi!

  6. fjori

    17/05/2012 at 12:43 pm

    Edison Ypi zagar-servil i Doktorit,hapi mire syte dhe shiko ne c’gjendje eshte Shqiperia per faj te Doktorit dhe morrave qe i jane ngjitur nga pas si puna jote.

  7. scarface

    28/06/2012 at 12:53 am

    Te lumte zoti Ypi per kurajon, vazhdo se keshtu plasin keto spordhjak qe me zor shkruajne ngaqe tastiera i duket loje mos u nxeh.

  8. Lissus i vjetër

    01/07/2012 at 11:04 am

    Kompleksi i Edisonit…
    More Ypi, kjo puna e lërimit të mamit është pak ndryshe, madje është e kundërta e asaj që thua ti:
    pikërisht ai,të cilit ia lërom mamin, i thotë baba lëruesit, apo jo?
    E pra,pikërisht ti që i përgjërohesh si baba, duhet të kesh dalë nga lërimi…
    A e kuptoooooveee?

  9. arber lata

    14/07/2012 at 3:01 pm

    E vertete z.Ypi Doktorri eshte nje bekim nga Zoti per te vuajturit dhe nje mallkim per te mallkurit.TUNG AL.TROPOJE.