Bazat e Financës

18 Dhjetor 2014 22:20

Ky libër, i sjellë në shqip nga “UET Press”, fokusohet në tri fusha të disiplinës së financës, dhe inkurajon të gjithë studentët dhe të interesuarit në këtë fushë.

 

“Princat vijnë dhe princat shkojnë”, kjo thënie nga pjesa muzikore Kismet, është

jashtëzakonisht e lidhur me financën. Suksesi i djeshëm mund të jetë dështim i sotëm.

Gjatë vitit 1990 WorldCom dhe Enron ishin historitë me suksesin më të madh, por falë kontabilitetit të dyshimtë dhe akteve jolegale, të dy raportuan humbje shumë të mëdha dhe u radhitën për falimentim. Sot, historitë me suksesin më të madh janë Bay dhe Google. A do të kenë ata të njëjtin fat si WorldCom dhe Enron?!

Financa studion paranë dhe drejtimin e saj. Si ekonomia, ajo shqyrton shpërndarjen e burimeve. Procesi i shpërndarjes së burimeve ndodh shumë herë. Ndërmarrjet investojnë në inventar, makineri dhe pajisje, por fitimet merren në të ardhmen. Një investitor krijon një portofol aktivesh, por fitimi merret në të ardhmen. Një bankë tregtare jep një hua duke paradhënë interesin dhe duke pasur për të ripaguar principalin. Në çdo rast, vendimi financiar bëhet në të tashmen, por fitimi është në të ardhmen. Meqë e ardhmja është e panjohur, financa studion shpërndarjen e burimeve në një botë të pasigurt. Natyrisht, ngjarjet e ardhshme parashikohen, por ato janë të pasigurta. Jo çdo e ardhur që kënaq fitimet mund të jetë e parashikuar. Ngjarjet e papritura i fusin vendimet financiare në pasiguri dhe me rrezik humbjeje të mundshme. Investitorët, drejtuesit e portofolit dhe drejtuesit e shoqërive financiare mund të veprojnë për të ndihmuar rrezikun e drejtimit, por ky i fundit ende ekziston dhe është një komponent i rëndësishëm në studimin e financës.

 

Financa si disiplinë ndahet në tri fusha: institucionet financiare, investimet dhe financa e biznesit. Ndarjet janë në një farë mënyre arbitrare dhe ato sigurisht mbulojnë pjesërisht njëra-tjetrën. Vendimet e investimit dhe vendimet financiare të ndërmarrjes bëhen brenda mjedisit financiar aktual dhe institucioneve të tij. Financa e biznesit nuk është e pavarur nga investimet. Për një ndërmarrje, që të jetë e aftë të dalë mbanë dhe të shesë titujt e rinj financiarë, duhet që individët të jenë të gatshëm të investojnë në të dhe të blejnë titujt e rinj. “Financa është disiplinë e gjerë. Megjithëse ka përdorur teorinë ekonomike, parimet e kontabilitetit dhe pasqyrat financiare, financa ka zhvilluar gjithashtu trupin e saj financiar. Ky i fundit është objekt i tekstit “Bazat e Financës; hyrje në institucionet financiare, investime dhe drejtim”, i autorit Herbert B. Mayo. Teksti trajton tri fusha të financës; institucionet financiare, investime dhe financat e ndërmarrjeve. Studentët dhe të gjithë specialistët gjejnë në të konceptime dhe interpretime mbi termat, mjedisin dhe mekanizmat e marrjes së vendimit financiar. Analiza dhe interpretimi i njohurive bëhet nga këndvështrimi i përdoruesve dhe ofruesve të fondeve. Teksti ndahet në pesë pjesë: institucionet financiare, mekanizmat financiarë, investimet, financa e ndërmarrjes dhe produktet derivate. Problemet numerike të shoqëruara me zgjidhjet me makinë llogaritëse financiare dhe me programin Excel pasurojnë tekstin dhe e bëjnë një mjet mbështetës për përvetësimin e dijeve të marra dhe rritjen e aftësive praktike. Me përkthimin në gjuhën shqipe të ribotimit të 9-të, mbështetet më mirë procesi mësimor në nivele të ndryshme të studimit universitar, duke inkurajuar të gjithë studentët dhe të interesuarit e tjerë që të përvetësojnë më mirë aftësitë teorike dhe praktike në financë”, shprehet Magdalena Bregasi, pedagoge e UET dhe përkthyesja e librit.

Natyrisht, institucionet financiare, investimet dhe financa e biznesit nuk veprojnë

në mënyrë të pavarur. Disa kurse në financë quhen “financa e drejtimit”, ndërsa të tjerë kanë titullin “drejtimi financiar”. Ju mund të nxirrni përfundimin prej të tillë emrash se “drejtimi financiar” është i njëjtë me “financa e drejtimit”, por një përfundim i tillë është ndoshta jo i saktë. Fokusi në financën e drejtimit është marrja e vendimit financiar të biznesit. Drejtimi financiar është përgjithësisht më i gjerë dhe kombinon institutet financiare, investimet dhe financën e ndërmarrjes, megjithëse theksi është zakonisht mbi zbatimin e tyre në marrjen e vendimit të biznesit. Baza e financës ka për qëllim të inkurajojë të gjithë studentët të bëjnë punë shtesë në këtë fushë. Tekstet hyrëse u ofrojnë pedagogëve mundësi të shkëlqyera për të inkurajuar studentët për të bërë punë shtesë në fushat e tyre. Ky tekst hedh dhe vendos një themel që do të lehtësojë dhe inkurajojë marrjen e kursit shtesë në financë.

 

 

Bazat e Financës, hyrje në institucionet financiare, investime dhe drejtim

Autor: Herbert B. Mayo

Përktheu: Magdalena Bregasi

Shtëpia botuese:UET Press

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>