Drafti në Kuvend/ Hipotekat 3-fishojnë tarifat për pronat, ja tabela me çmimet e reja

20 Dhjetor 2014 21:28

Plot 1.5 milionë pasuri janë aktualisht të paregjistruara në të gjithë vendin, sipas të dhënave zyrtare nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Rreth 500 mijë pasuri nga këto gjenden në zonat urbane dhe 1 milion të tjera në zonat rurale. Sipas planit të biznesit për ZRPP-në, dorëzuar në Kuvend nga ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi,

procesi i regjistrimit të pronave po ecën shumë ngadalë, për shkak të problematikës së shumtë që mbart çështja e pronave. “Nëse marrim në konsideratë progresin e regjistrimit të pronave në 5 vitet e fundit, duhen më shumë se 17 vite për të përfunduar regjistrimin fillestar”, -thuhet në këtë dokument, ku prezantohet projekti i vetëadministrimit të hipotekave, i cili po diskutohet në Kuvend.

Pengesat

Një nga pengesat kryesore për regjistrimin fillestar të pronave mbetet procesi i legalizimeve të banesave pa leje, -sqaron zyra e Hipotekës. Konsiderohet i papërfunduar kuadri ligjor për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë dhe të legalizimit të ndërtesave informale. Gjithashtu, ka ende çështje të pazgjidhura në kuadrin ligjor për zotërimin e tokës dhe të drejtave të pronësisë të sigurta, të cilat krijojnë vështirësi për implementimin e regjistrimit fillestar të pronave. Në këtë drejtim ZRPP kërkon një përmirësim të madh të punës nga Agjencia e Legalizimit. Një analizë e pasurive të përfshira në regjistrimin fillestar tregon që nga një shumë totale e përllogaritur prej 402 mijë pasurish, mbi 72 mijë prej tyre janë ndërtesa informale që përbëjnë rreth 18 për qind të totalit. Ky numër rezulton në bazë të kërkesave për legalizim të marra nga ALUIZNI brenda zonave kadastrale, por numri real i tyre, sipas zyrës së Hipotekës mund të jetë edhe më i madh”. Ka raste kur numri i kërkesave për legalizim e tejkalon numrin e llogaritur të pasurive ekzistuese”, sqaron ZRPP. E tillë është zona 8110 në Tiranë, ku përqindja e ndërtimeve ilegale e mbi numrin e pasurive të llogaritura është 101%. “Progresi shumë i ulët i legalizimit po bllokon përfundimin e regjistrimit fillestar në zonat urbane dhe përbën një nga ankesat kryesore nga kompanitë e kontraktuara për këtë regjistrim”, sqaron ZRPP.

Veç legalizimit, ka çështje të cilat pas kontrollit nga Hipoteka duhen të trajtohen nga qeveria sa më shpejt në kuadër të strategjisë për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë, thuhet në raportin e ZRPP-së. “Për më shumë duhet të krijohen mekanizmat e dobishëm për koordinim ndërmjet agjencive qeveritare, të cilat merren me të drejtat e pronësisë.

Regjistrimi

Ritmi aktual i regjistrimit fillestar të pronave është i pakënaqshëm. Situatën e ka pranuar vetë ZRPP. Analiza e ritmit të regjistrimit bazohet në regjistrimin e zonave kadastrale tetor 2006-tetor 2009 dhe tetor 2011. Kështu, progresi ndërmjet periudhës tetor 2006-tetor 2009 ka qenë shumë i ulët. Vetëm 18 zona kadastrale janë regjistruar për 36 muaj. Progresi ndërmjet periudhës tetor 2009 –tetor 2011 ka qenë dukshëm më i mirë, pasi 125 zona kadastrale janë regjistruar për 24 muaj. Ndërsa lidhur me progresin e përgjithshëm 2006-2011 llogaritet të jenë regjistruar 143 zona kadastrale për 5 vjet. “Më këto ritme procesi përfundon në vitin 2030. “Është përfundimisht e qartë se ekziston një nevojë për një përmirësim të fortë ndërmjet progresit për të përfunduar regjistrimin fillestar në qytete në vitin 2013, ndërsa në fshatra, deri në vitin 2015.

 

Një analizë e pasurive të përfshira në regjistrimin fillestar tregon që nga një shumë totale e përllogaritur prej 402 mijë pasurish në një zonë kadastrale, mbi 72 mijë prej tyre janë ndërtesa informale që përbëjnë rreth 18 për qind të totalit.

 

Regjistrimi i pronave, ja lista e re me tarifa 3-fish më të larta

 

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, ka rritur tarifat e shërbimit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Rritja e tarifave me afro 3-fish argumentohet me vështirësinë e mbulimit të kostove me tarifat aktuale.

 

Qeveria rrit tarifat për 25 zëra të regjistrimit të pasurive në zyrat e hipotekave, me argumentin se tarifat e vjetra nuk mbulojnë kostot. Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme aktualisht ofrojnë 26 shërbime, tarifat e të cilave së fundmi janë miratuar që në vitin 1996 dhe deri më sot asnjëra prej tyre nuk ka ndryshuar. Duke marrë në konsideratë reformën në të cilën është përfshirë Hipoteka këtë vit, Ministria e Drejtësisë në konsultim me Ministrinë e Financave i ka propozuar qeverisë tarifat e reja. Ministria e Drejtësisë e argumenton rritjen e tarifave të shërbimeve me faktin se tarifat aktuale nuk i mbulojnë kostot e shërbimeve dhe në këtë mënyrë nuk garantohen shërbime normale cilësore dhe në kohë ndaj publikut. Në argumentin e rritjes së tarifave thuhet se në objektivat afatshkurtër të ZRPP-së, në kuadër të implementimit të strategjive të modernizimit të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, është edhe ndryshimi i statusit të institucionit në një agjenci vetëfinancuese, me qëllim rritjen e efektivitetit të shërbimeve publike të ofruara nëpërmjet një menaxhimi më të mirë operativ dhe financiar. Ministria e Drejtësisë sqaron se kjo rritje e tarifave është e domosdoshme për funksionimin e institucionit të Hipotekës. Sipas saj, është bërë një studim në lidhje me rritjen e tarifave, i cili është mbështetur në logjikën kryesore që realizimi i të ardhurave duhet të mbulojë kostot. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, numri i shërbimeve për t’u realizuar nga zyrat e Hipotekës për vitin që vjen do të jetë 12 për qind më i lartë se parashikimi i bërë në vitin 2011. Ndërsa numri i punonjësve aktualë që punojnë direket në shërbime është i pamjaftueshëm për të përballuar kryerjen e të gjitha shërbimeve të kërkuara nga klientët për vitin 2012. Kështu, shpenzimet totale të parashikuara për vitin 2012 do të shpërndahen për çdo shërbim, duke përpjesëtuar me koeficientin përkatës të çdo shërbimi.

 

 

 

 

 

 

 

 

Tarifat e vjetra dhe të reja të shërbimeve në ZRPP

 

 

Tarifat e vjetra dhe të reja

Tarifat e vjetra     Tarifat e reja                         Lloji i shërbimeve

VKM 549/1996   VKM 713/2011

 

 

400              1500                            Lëshim certifikate të pasurisë

 

200               700                      Kërkesë për regjistrim të pasurisë  së

Paluajtshme

300                  700                     Kërkesë për regjistrimin e pjesëtimit të

ndarjes ose të bashkimit të pasurisë   së     paluajtshme

200                  700                     Kërkesë për konsultim të kartelës dhe të

dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme

500                  800                  Kërkesë për informacion zyrtar të regjistrimit

Të pasurisë së paluajtshme për individët dhe institucionet

300                  800                  Kërkesë për lëshim të kopjes së certifikatës

së pasurisë së paluajtshme

1500    2500                Kërkesë për saktësimin e kufijve

500        900                Kërkesë për përgatitjen e dokumenteve në                                                               gjykatë ose organ tjetër administrativ

1500    3500                Kërkesë për regjistrim për kalim pronësie, qiraje

nënqiraje të pasurisë së paluajtshme

500      1000                Kërkesë për regjistrim hipoteke, hipotekë ligjore

500           1000          Kërkesë për regjistrim për fshirje hipoteke, hipotekë

Ligjore

500             1000                Kërkesë për regjistrim për fshirjen e një vendimi

Gjykate

600               900                Kërkesë për regjistrim servituti, marrëveshje

Kufizuese

600        900                       Kërkesë për regjistrim për fshirje servituti,

marrëveshje kufizuese

200         800                      Regjistrim i kërkesave për heqjen dorë nga të drejtat

pasurore mbi pasurinë e paluajtshme

 

200         700                   Regjistrim i kërkesave për fitim e pronësisë mbi

pasurinë e paluajtshme me trashëgimi

1500        0                    Kërkesë për regjistrimin e veprimeve juridike mbi

pasuritë e paluajtshme nga personat fizikë dhe juridikë

me banim jashtë shtetit

200          700              Kërkesë për korrigjimin e gabimeve materiale në kartelë

400        1000              Kërkesë për lëshim kopjo kartele harte treguese ose

pjesë e saj

50      200                    Kërkesë për fotokopje të dokumenteve të pasurive të

paluajtshme për çdo faqe

50            300              Lëshim vërtetim pronësie (NEGATIVE)

400        1500              Lëshim vërtetim pronësie

3000    5000               Regjistrim fillestar i pasurive të paluajtshme në zonat

urbane             pa rilevim e azhornim të pasurisë nga zyrat e

regjistrimit të pasurive

6000      8000 Regjistrim fillestar i pasurive të paluajtshme në zonat

urbane me rivelim e azhornim të pasurisë nga zyrat e

regjistrimit të pasurive

3000      7500              Shërbime për veprimet e bankave e institucioneve të tjera

kredidhënëse për kredi me vlerë deri në 1 mln lekë

6000    15000              Shërbime për veprimet e bankave e institucioneve të tjera

Kredidhënëse për kredi me vlerë mbi 10 mln lekë

30 000  30 000            Regjistrim fillestar i veçantë i pasurive të paluajtshme në

zonat rurale

1000    6500               Regjistrim provizor i karabinasë

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>