Atentat shefit të sigurisë së burgut të Fushë Krujës, dyshohet për shkak të detyrës

19 Dhjetor 2014 03:49

Albert Kryemadhi, shefi i sigurisë në burgun e Fushë Krujës është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Burime nga policia bëjnë të ditur se 48-vjeçari bë momentin e atentatit,  po kthehej nga puna dhe ishte i veshur me uniformë.  I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas mjekëve, oficeri ka marrë një plumb në bark, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.  Policia nisi menjëherë hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë dhe identifikimin e autorëve të krimit, të cilët u larguan nga vendngjarja në drejtim të paditur. Burime nga kjo e fundit thanë se po  hetohej rreth dyshimit se bëhej fjalë për një atentat për shkak të detyrës. Në momentin që është qëlluar oficeri ka qenë duke shkuar të merrte djalin e tij nga shkolla, ndërsa duket se atentatorët e kanë pritur fare pranë shtëpisë, ndoshta duke njohur edhe rutinën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>