Tëhiqet kandidati për dekan të Filologjiku: Fushata e pabarabartë dhe aspak demokratike*

22 Dhjetor 2014 22:36

Gara në për pozicionet drejtuese në univeristete publike, nuk është aq e qetë. Sot u terhoq njeri nga kandidatet per Dekan te Fakultetit te Historise dhe Filologjise te UT. profesor Dhimiter Doka në një e-mail që i ka shpërndarë kolegëve të tij ai jep edhe arsyet e tërheqjes. Më poshtë po ju nis përmbatjen e e-mailit të zotit Doka.

Të nderuar kolegë,
Pas gati dy javësh, që nga momenti i kandidimit tim për postin e dekanit, me një ndjesi zhgënjimi, e ndjej si obligim moral t’ju informoj vendimin tim për tërheqje nga gara për postin e Dekanit të Fakultetit.
Aspirata ime për të dhënë një mesazh qytetar dhe demokratik u fshikullua rëndë, në kushtet e një fushate zgjedhore krejtësisht të pababarabartë dhe aspak demokratike, gjë që konstatohet lehtë në se i referohemi procedurës së ndjekur që nga mënyra e përzgjedhjes së komisionit të zgjedhjeve, e deri tek krijimi i mundësisë që gjithsecili të shprehet i lirë nëpërmjet votës.
Isha dhe jam plotësisht i sinqertë në deklarimin tim, se kandidimin e shihja si një investim dhe alternativë për t’u dhënë kuptim zgjedhjeve, pasi i konsideroj të pakuptimta ato vetëm me një kandidat. Gjithashtu e shihja si një mundësi, për të dhënë një mesazh mbi domosdoshmërinë dhe nevojën e zhvillimit të një fushate tërësisht demokratike, ku idetë dhe alternativat e ofruara shihen si vlera dhe jo si ide dhe alernativa armiqësore (!); si pozicionim parimor dhe jo individual apo personal apo, në fund të fundit, thjesht si shprehje e drejtpërdrejtë e të drejtës së çdo qytetari për të zgjedhur e për t’u zgjedhur në të gjitha instancat nga ku ai mendon se mund të ofrojë kontributin e tij.
Megjithtë, situata absurde gjatë këtyre javëve më shërbeu të vlerësoj sinqeritetin në shprehjen e mbështetjes ndaj kandidimit tim, të shumë kolegëve apo shokëvë e miqve. Qëndrimi i tyre në disa raste, i zhgënjeu pritshmëritë e mia, ndërtuar mbi konsideratat personale të bazuara në mardhënie të hershme apo të reja pune ose shoqërore me ta.
Kjo situatë, më shërbeu gjithashtu të njoh më mirë dhe më nga afër individët që i kanë shijuar të mirat e karriges së pushtetit prej vitesh dhe për të qëndruar ngjitur me të pafundësisht, janë gati të bëjnë çdo lloj aleance. Ka prej tyre që të përshëndesin me hipokrizi, ka edhe të tjerë që të fajësojnë për “paturpësi” (Paturpësi……që guxon të ushtrosh të drejtën tënde kushtetuese??!!!!! ), sepse frikësohen mos nuk realizohen interesat e tyre për të marrë një copë të vogël pushteti nga “të zgjedhurit” e lartë, me cdo cmim moral.
Në këto kushte, tërheqja ime është edhe një protestë e vogël ndaj kësaj gjendje. Ndërkohë që i shpreh falenderimin, mirënjohjen dhe njëkohësisht ndjesën time, gjithkujt, që besoi sado pak në sinqeritetin e aspiratës dhe angazhimin tim në këtë fushatë, për aq sa u bë i mundur.
Me respekt dhe konsideratë!
Dhimitër Doka/

*Letra u publikua në gazetë si koment nga Agim Nurja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>