Kryesore

20 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, çfarë thotë e bija dhe letra Besnik Mustafajt…

Në 20 vjetorin e vrasjes se Dëshmorit të Kombit, Azem Hajdari, liderit të lëvizjes studentore që përmbysi diktaturën komuniste, Partia Demokratike e filloi ditën me një simpozium  dhe ekspozitë “Endrra e Azemit: Shqipëria si Europa”

Në fjalën e saj, vajza e Azem Hajdarit,  Rudina Hajdari tha se i ati i saj e nisi rrugëtimin e tij politik kur ishte fare i ri.



“Azem Hajdari ishte fare i ri kur nisi rrugëtimin e tij politik për të mposhtur komunizmit. Ai në 7 vjet realizoi ato që njerëzit e tjerë nuk do të mund ti realizonin në shtatë jetë. Ëndrra e Azemit ishte  Shqipëria si Europa.  Arsyeja pse Azem Hajdari e mposhti komunizmin, ishte se komunizmi nuk kishte as respekt Atdheun dhe as për familjen”, tha Rudina Hajdari.

Në këtë simpozium foli edhe Besnik Mustafaj, i cili përmes nje letre imagjinare, ai i drejtohet Azemit 20 vjet më pas për familjen  e tij dhe situatën në vend.

Mustafaj përmendi Rudinën pikën e dobët të Azemit duke i thënë se, “Rudina është sot njësoj e ditur, e aftë, trime, e pjekur është me PD-në është deputete e saj dhe se brënda përbrenda gjakut të tij ëndrra e Azemit vazhdon”.

Në një bisede imagjinare, Mustafaj do t’i thoshte gjithashtu Azemit se vendi sot po shkon keq.

“Vendi po shkon keq i dashur Azem. Ëndrra e Azemit si gjithë Europa ka ngecur. Korrupsioni është bërë gangrenë. Krimi i organizuar funksionon si organizatë kartelesh, sepse krimi i organizuar ka kapur shtetin.

Shqiptarët e kanë humbur shpresën në atdheun e tyre dhe po kërkojnë të ikin jashtë. PD nuk është aty ku historia e kërkon dhe ku do Azemi për t’i dhënë zë kësaj pakënaqësie popullore dhe për t’i udhëhequr.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas