Bota

20 emigrantët në Shqipëri/ Salvini kundër Brukselit: Marrëveshja me Tiranën zyrtare, do zbatohet

Ministri i Brendshëm Italian, Mateo Salvini ka kritikuar përpjekjen e Brukselit për të penguar Italianë që të dërgojë emigrantë afrikanë nga brigjet italiane drejt Shqipërisë pasi vendi ynë ofroi që t’i vijë në ndihmë Romës duke marrë 20 emigrantë nga Eritrea të bllokuar në një anije prej disa ditësh.

Duke folur në një tubim në Padova, ministri i brendshëm italian u zotua se do të injorojë direktivat e Brukselit që kërkonte që emigrantët të zbarkojnë në Itali.



Politikani që njihet për qëndrimet e tij euroskeptike deklaroi se pavarësisht kundërshtimeve të BE-së për një marrëveshje bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, ai do ta vërë në zbatim propozimin e Tiranës. Ai deklaroi se gjatë këtyre 20 viteve ne ishim mesuar me faktin se emigrantët po vinin në Itali nga Shqipëria.

“Për herë të parë pas 20 vjetesh, kemi arritur që të dërgojmë disa emigrantë nga brigjet e Italisë drejt Shqipërisë. Por Europa nuk e pëlqen këtë. Europa tha jo.

Bashkimi Europian deklaroi se ne mund t’i dërgojmë emigrantët në Shqipëri në marreveshjen me qeverinë shqiptare vetëm nëse emigrantët bien dakord që të dërgohen atje.

Në teori këta njerez po largohen nga lufta, por kur vijnë këtu ata duan të zgjedhin edhe hotelin ku deshirojnë të qëndrojnë. Nëse Shqipëria deshiton ti mireprese ata, atehere do te dergohen atje dhe pikë.

Të mërkurën Natasha Bertaud, zëdhënëse e Komisionit Europian tha se për shpërndarjen e emigrantëve në rast të një marrëveshje dypalëshe mes një vendi anëtar të BE-së dhe një vendi të tretë, në këtë rast Shqiperisë, i nevojitet konsensusi i emigrantëve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas